Plagosja e 33-vjeçarit, shihni momentin e përplasjes mes dy grupeve. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë? (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 33-vjeçari Iljaz Ismaili është plagosur. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në fshatin Poshnje të Dimalit. News 24 ka siguruar kamerat e sigurisë së lokalit, ku shihet se e para vjen një makinë tip ‘Fuoristradë’ me dy persona brenda, me të cilët mendohet se lëviznin autorët.

Pak sekonda më vonë shihet se aty ndalon edhe një tjetër fuoristradë, ku ndodhej 33-vjeçari bashkë me familjarë të tij. Pasi janë konfiktuar me dy autorët, njëri prej këtyre të fundit ka qëlluar ndaj të riut, duke e plagosur. Në pamje shihet se si vëllai tenton që të mbrojë 33-vjeçarin, i cili mori dy plumba në këmbë.

Në një raportim për ‘News24’ gazetarja Eneida Petova deklaroi se deri më tani janë arrestuar Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj, ndërsa dyshohet se të përfshirë janë edhe 5 persona të tjerë që janë shpallur në kërkim. Kujtojmë se i plagosuri kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Anglia.

Të fundit

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës...

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

Lajme të tjera

Web TV