Platforma e Agron Shehajt, tregon katër ndryshimet madhore në PD: S’do pranojmë financime nga…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shpalosur katër pika, që sipas tij do të sjellin një reformë të thellë në këtë parti.

Shehaj, nëse vjen në krye të PD, planifikon ndryshimin e statutit duke i ndaluar mundësinë për rikandidim çdo kryetari që humbet zgjedhjet.

Në pikën e dytë, Shehaj thotë se kandidatët për postet politike si deputetë, kryetarë bashkie etj., do të zgjidhen përmes sistemit një anëtar-një votë.

Pika e tretë e platformës së Shehajt ka të bëjë me implementimin e sistemit elektronik për votimet nga anëtarësia.

Dhe pika e katërt, është bllokimi i financimeve për PD-në, nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike apo të përfolur në afera.

“Partia Demokratike ka nevojë për reforma të thella. Ajo duhet të bëhet më e lirë, më meritokratike dhe më transparente ndaj publikut. Kështu do shpërblehen ata që e çojnë në fitore, kështu do mund të afrohen anëtarë të rinj dhe të aftë. Plaftorma që propozoj përmban këto 4 pika. #partiaqefito”, shkruan Shehaj.


Të fundit

Platforma e Agron Shehajt, tregon katër ndryshimet madhore në PD: S’do pranojmë financime nga…

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shpalosur katër pika, që sipas tij do të sjellin një...

Situatë alarmante, dyshohet për 4 ferma të ndryshme ku është përhapur “Gripi i Shpendëve”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime...

Aksident në “Misto Mame”, makina ‘fluturon’ nga rruga dhe përplas dy këmbësorë

Një aksident është shënuar rreth orës 17:10 në lagjen Misto Mame në kryeqytet, ku një 56-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë...

Kriptomonedhat po tronditen, kujdes!

Nga Akademik Anastas Angjeli Këto ditë tregjet financiare i kanë rënë “zileve të alarmit” se kriptomonedhat po tronditen. Vlera e Bitcoinit, e cila kontrollon vetëm...

VIDEO/ Plagosja e 33-vjeçarit në Dimal, shihni momentin e përplasjes mes dy grupeve

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 33-vjeçari Iljaz Ismaili është plagosur. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në fshatin Poshnje të...

Lajme të tjera

Web TV