Tragjedia me 14 të vdekur në Itali, policia arreston tre persona

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tre persona u arrestuan mëngjesin e sotëm pjesë e një hetimi mbi shkakun e aksidentit tragjik të teleferikut në Italinë veriore, ku humbën jetën 14 persona, përfshirë dy fëmijë, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Të dielën, kabina e një teleferiku që lidhte qytetin e Streza, në brigjet e Liqenit Maggiore, me malin Motarone, ra nga qindra metra lartësi, duke vrarë të gjithë personat që ndodheshin në të. I vetmi i mbijetuar i tragjedisë është një fëmijë 5-vjeçar, i një familje me origjinë nga Izraeli.

Teleferiku Stresa-Motarone transporton turistët nga qyteti në brigjet e liqenit në një lartësi prej 1300 metra, në krye të malit Motarone, dhe udhëtimi zgjaste 20 minuta.

Teleferiku Streza-Motarone u rihap kohët e fundit , pas heqjes graduale të kufizimeve për shkak të pandemisë Covid-19.

Maja e Motarone është një destinacion popullor për turistët, pasi ka një pamje panoramike të Liqenit Maggiore dhe Alpeve.


Të fundit

Tragjedia me 14 të vdekur në Itali, policia arreston tre persona

Tre persona u arrestuan mëngjesin e sotëm pjesë e një hetimi mbi shkakun e aksidentit tragjik të teleferikut në...

“Murtaja e minjve” bën kërdinë në Australi, dy vjet luftë për t’iu rikthyer normalitetit

Australia është duke u përballur me një situatë të pazakontë sa i përket shtimit të beftë të numrit të minjve në vend. Mijëra fermerëve...

E rëndë në Tiranë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën pas 2 muajsh 17-vjeçari

Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen e djeshme, e martë 26 maj në spital. Policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për...

Ja në cilën datë do të votohet shkarkimi i presidentit Meta në parlament

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut...

Plagosja e 33-vjeçarit, shihni momentin e përplasjes mes dy grupeve. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë? (Video)

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 33-vjeçari Iljaz Ismaili është plagosur. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në fshatin Poshnje të...

Lajme të tjera

Web TV