Horoskopi ditor, e enjte 27 maj 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Kjo ditë mund t’ju takojë me disa të pa pritura. Do të ndiheni se jeni të rrethuar me dashuri dhe mirëkuptim. Meshkujt e kësaj shenjë duhet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj grave, nënave vajzat apo motrave. Pavarësisht kujdesit në mbrëmje nuk do të shpëtoni dot nga pakënaqësitë prej tyre.

Demi

Ditë kritike, nuk është e përshtatshme për të menduar për plane të reja. Sot, ju duhet të jeni jashtëzakonisht i kujdesshëm , duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos përziheni në mosmarrëveshje pasi kjo gjë do t’ju çojë në lodhje dhe acarim.

Binjakët

Ndoshta ju do të keni një dëshirë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Do të ishte mirë por mos nxitonin pasi nuk është dita për të kryer ndryshime radikale.

Gaforrja

Ditë e mbarë për të filluar biznese të reja, udhëtime biznesi, nënshkrime  dokumentesh.  Vendimet përfundimtare i merrni vetëm ju dhe mos lejoni që të prekeni nga iniciativat e të tjerëve. Pasdite, një fjalë e thënë pa mend nga dikush do t’ju preke dhe do t’ju shkaktojë momente nervozizmi.

Luani

Duhet të kufizoni veten për atë që ju dëshironi më shumë dhe përkushtojuni pak gjendjes shpirtërore. Mund të shkoni në ndonjë tempull, të lexoni libra të shenjë, apo gjithçka që juve ju sjell qetësi. Mundohuni të hiqni qafet zakonet e këqija dhe pastaj do ta kuptoni sesa të lehtë e ndieni shpirtin.

Virgjëresha

Ditë aktive kjo e sotmja. Vendosmëria dhe diplomacia do të kontribuojnë në punë  dhe në marrëdhëniet familjare. Kontribuoni në zgjidhjen e probleme që mund t’ju dalin në ditët në vazhdim. Ditët do të jene të qeta dhe do të jeni kontakte të shumta me miq e të afërm pse jo dhe ndonjë dasmë.

Peshorja

Gjatë ditës së sotme do të njiheni me zhvillime të reja. Gradimi në detyrë i një miku do t’ju vijë krejt i pa pritur.  Duhet ta prisni me qetësi. Kujdes me financat pasi mund të bëni shpenzime të pa pritura dhe pasdite kushtojini më shumë vëmendje vetes suaj.

Lexo edhe :  Ç’pritet të ndodhë në Hënën e plotë të 25 marsit?

Akrepi

Do të jetë një ditë negative kjo e sotmja dhe kjo do të reflektohet në aktivitetin  përditshëm. Dita e parë e ditës do të shoqërohet me probleme të vogla, por falë mençurisë suaj në pjesën e dytë të ditës do ti kaloni me qetësi situata e pakëndshme. Kjo do t’ju bëjë të jeni në harmoni me partnerin dhe familjen tuaj.

Shigjetari

Sot duhet të tregoheni të kujdesshëm.  Nuk duhet të tensionoheni apo të nervozoheni për gjera që nuk ia vlejnë. Nuk duhet të mbivlerësoni forcën tuaj, pasi jo gjithçka e arrini. Duhet të përfundoni planet e vjetra ndaj mos u merrni me gjëra të reja.

Bricjapi

Kjo ditë mbart një përgjigje të dyfishtë. Duhet të shmangni optimizmin e  tepruar. Ata që do ta kuptojnë këtë do të kenë aftësitë dhe mundësitë për të kapërcyer situatat. Suksesi i një çështje lidhet ngushte edhe me rritjen e anës materiale.

Ujori

Yjet paralajmërojnë se jeni ende në një periudhe prove përsa i përket anës profesionale. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse një veprim i pamatur mund të shkaktojë probleme në punë por edhe ne lidhje me partnerin.  Duhet të mësoni të kërkoni falje kur e keni gabim.

Peshqit

Duhet shumë punë dhe përpjekje për të eliminuar problemet financiare. Duhet tu përmbaheni kushteve dhe mos bëni asgjë që se kishit planifikuar. Prioritet duhet të kenë projektet afatgjate. Ndjeshmëria e tepruar emocionale mund të shkaktojë mungesë ekuilibri dhe nervozizmi. Në sferën e marrëdhënieve intime duhet të shmangni  pasionet e shfrenuara dhe sjelljet e rrezikshme.

Të fundit

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Lajme të tjera

Web TV