Integrimi/ Shqipëria në paradhomën e BE-së, gati hapja e negociatave

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa më pas do të vijë dhe në Tiranë. Njoftimin e bëri vetë zyrtari i qeverisë së kancelares, Angela Merkel. “Është koha që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Roth në një status në rrjete sociale. Ai shton se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane”, dhe kërkoi nga Brukseli të veprohet tani me vendosmëri që të mos lindin dyshime për këtë proces. Ndërkohë, Komisioni Europian ka dhënë rekomandimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por caktimi i datës është bllokuar nga Bullgaria. Qeveria në Sofje kërkon që më parë të adresohen çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut lidhur me kombësinë dhe gjuhën maqedonase.

Takimi i dhjetorit

Pesë muaj më parë Gjermania u angazhua për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por duhet të plotësohen edhe disa kushte. Pasi Bashkimi Europian e hoqi çështjen e zgjerimit nga agjenda e samitit këtë javë, ministri gjerman për Europën, Mikael Roth, tha se çdo alternativë tjetër ndaj nisjes së negociatave do të ishte gabim i madh. Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, theksoi se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, sipas tij, Shqipëria duhet të plotësojë edhe disa kushte. “Ne, si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë gjithçka që kemi në dorë, që sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”.

Lexo edhe :  Rama publikon videon nga Lezha: Po çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës

Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të Bashkimit Evropian, theksoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cenonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e rrjedhimisht edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, ishin fjalët e Roth. Çështja e zgjerimit pritej të vihej në tryezën e samitit e liderëve europianë, të enjten dhe të premten, por në mungesë të një marrëveshjeje për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, e gjithashtu mosplotësimit të të gjitha kushteve nga Shqipëria, çështja u hoq nga agjenda.


Të fundit

Përplasjet me Berishën/ “Trimërohet” Basha, nuk ka Kuvend kundër vendimet e SHBA-së 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk është as vegël e Ramës dhe as kukull e Berishës....

Horoskopi ditor, 23 shtator 2021

Dashi Nëse keni qenë vetëm prej një kohe të gjatë, mos e humbni shpresën: është një moment pozitiv për ndjenjat dhe historitë e reja. Nga ana...

Situata në veri të Kosovës/ Borrell thirrje palëve: Të ulen menjëherë tensionet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar mbi situatën  e tensionuar në veri të Kosovës për targat....

Gjermani/ Nuk ka rrogë gjatë karantinës për të pavaksinuarit

Nga 1 nëntori, në Gjermani do futet në fuqi masa e re që është marrë si një mënyrë për të ‘ndëshkuar’ qytetarët që nuk...

Lajme të tjera

Web TV