Negociatat, Rama në konferencën me Ministrin gjerman për Evropën: Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i përmbahet vendimit duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

“Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dh e Maqedonisë së Veriut. Më vjen mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, por të gjithë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta.

Miratimi i kornizës negociuese, bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është thjeshtë çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur së brendshmi BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanik dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mundet veç se të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte, sipas nesh, që duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

A do të ndodhë apo jo, ne nuk e dimë, kjo do varet në atë se sa do zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa Bullgaria do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë ne kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme për të ecur më tutje”, tha Rama.

Të fundit

Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë. Në...

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga Buxheti i shtetit. Aplikimet mbyllen...

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV