Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, policia tregon si ndodhi ngjarja

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Redi Kaçorri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, ku i riu u konfliktua me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Sherri degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ku për pasojë u plagos 19-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.


Të fundit

Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, policia tregon si ndodhi ngjarja

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i...

Arrestohet zyrtari në Tiranë, në pranga edhe dy “mashtruese”

Tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije...

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

Të shtëna me armë në Tiranë, teksa nga informacionet e para raportohet për një person të plagosur. Redi Kaçorri është 19-vjeçari i cili mbeti i...

Gruaja lufton për jetën pas përdhunimit brutal gjatë dasmës

Sipas raportimeve të fundit nga India, një grua po lufton për jetën pasi rrah brutalisht, u përdhunua në grup dhe u la e varur...

Shifrat/ Ku u zhduk anëtarësia e PD-së?

Sa është numri real i anëtarëve në partitë politike? Kohë më parë Instituti i Studimeve Politike (ISP), i cili monitoron rregullisht zgjedhjet në partitë...

Lajme të tjera

Web TV