Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik/ Drejtori i Policisë: E dimë kush është autori, qëlloi me armë dhe u largua

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme afër “Rrugës së Kosovarëve” te Kompleksi Olimpik në Tiranë. Si pasojë e një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli në kryeqytet, si dhe në akset që lidhin Tiranën me Elbasanin.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Ai ka folur për mediat duke thënë se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në kërkim të tij.

Ashtu siç njoftoi dhe policia në një komunikatë zyrtare, Jaupi deklaroi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive banale mes të rinjve. Njëri qëlloi me armë në drejtim të 19-vjeçarit duke e lënë të plagosur, dhe u largua.


Të fundit

Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik/ Drejtori i Policisë: E dimë kush është autori, qëlloi me armë dhe u largua

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme afër “Rrugës së Kosovarëve” te Kompleksi Olimpik në...

Plagosi me plumb në bark 19-vjeçarin, shpallet në kërkim autori (Emri)

Identifikohet autori i plagosjes që ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet. Autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri është shtetasi Klajdi Kodra nga Laçi,...

49-vjeçari largohet nga ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, alarmojnë familjarët: Është i rrezikshëm

Pasi mjeku i hapi kartelën për shtrim, krejt papritur Aleksandër Hoxha u largua në orën 10 të paradites, të datës 26 maj. Nuk dihen...

Ambasadorët e BE priten me gaz e hare në Korçë, Soreca ia merr këngës përkrah këngëtares së njohur (Video)

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca në kuadër të ditëve të Europës, ka vizituar qytetin e Korçës,  ku është surprizuar nga fëmijët...

Në makinë kishte shqiptarin e vrarë me thikë, 31-vjeçari në Angli: S’e di ç’ndodhi, jam i pafajshëm

Në Britaninë e Madhe vijon gjyqi për rastin e vrasjes së dy të rinjve shqiptarë dhjetorin e 2019. Bëhet fjalë për rastin e Arbër...

Lajme të tjera

Web TV