Rama i ashpër: BE ka marrë “peng” Kosovën, një nga figurat e shahut ka bllokuar një ushtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën.

Shefi i qeverisë tha gjatë një konference me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth se BE e ka marrë “peng” Kosovën, teksa iu referua lëvizjes së lirë.

Teksa e cilësoi lojë shahu, Rama tha se nuk është vendim i të gjithë BE, por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri përsëriti disa herë se qytetarët e Ballkanit duhet të lejohen të lëvizin të lirë, pavarëisht vaksinave që kanë bërë.

“Lëvizja nuk mund të fragmentohet nga vaksinat dhe nga firma prodhuese. Politika është shah. Shahu është lojë pengjesh. Por mendoj që BE nuk duhet të marrë peng asnjë person në këtë rajon për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Është mundësia se kush ka të drejtë lëvizje të lirë të bëjë test ose të jetë i vaksinuar. Por pse ta bëjmë testin për të lëvizur në BE, ato të Sinovac dhe Sputnik. Këtu janë serbët, maqedonasit, serbët. BE e ka marrë peng Kosovën. Është një loje shahu dhe një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Dhe të mos lëvizin të lirë. Jo i gjithë BE, por një ushtar atje në diagonale. E turpshme por s’kem çfarë bëjmë.” tha Rama.

Ministri gjerman, Michael Roth, teksa u ndal te çështja e Liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet.

BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them si autokritikë. Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim”, tha ai.

Të fundit

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Pas shiut të rrëmbyeshëm, moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual...

Lajme të tjera

Web TV