Stresi i provimeve, si dera e vetme e hyrjes në jetë/ Nga Leonard Veizi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sistemi shkollor është në prag të provimeve. Temperaturat rriten kudo, brenda klasave dhe jashtë në natyrë. Nxënësit që janë të ndjeshëm priren ta përjetojnë me nivele më të larta ankthin para provimeve. Pakkush është aq i sigurtë me veten sa të mos ketë emocione kur afrohet një sezon i tillë. Sepse çdo herë e në çdo kohë ai ecën si mbi një teh thike…

Testohen njohuritë e klasave të 5-ta, ato të klasës së 9-të dhe sidomos të maturave. Shumë të rëndësishme për fatin e kujtdo. Të një nxënësi që kërkon pikët maksimale, sepse kjo do t’i sigurojnë një degë të mirë, apo dhe ndonjë bursë, por dhe për ata që kërkojnë pikët minimale aq sa për të marrë diplomën, e cila gjithashtu ka të bëjë me sistemin e të punësuarit. Në të dyja rastet, nxënës a studentë qofshin, janë në stresin e pragprovimeve.

Dhe stresi dihet çfarë sjell…

Askush nuk do ta humbasë fëmijën për shkak të një depresioni të tillë, ndaj një pjesë e mirë prindërish marrin masat për të krijuar një situatë më të qetë brenda familjes, më të favorshme, duke bërë dhe një punë psikologjike. Veçohen ata që nuk ia kanë idenë në çfarë klase e kanë fëmijën dhe as që e dinë se stresi i provimeve ka kosto të rënda nëse nuk menaxhohet si duhet.

Nxënësit janë të stresuar këto ditë.

Ky vit është dhe më keq se më parë, pasi 80 për qind e leksioneve janë dhënë nëpërmjet sistemit online, çka do të thotë se mund të jetë marrë informacion më i cunguar dhe vetë përgatitja e nxënësit është testuar jo aq sa duhet, si në kushtet kur mësimi zhvillohej normalisht në një klasë, ku gjithçka është e drejtpërdrejtë. Kjo i fut edhe më shumë në stres nxënësit. Dhe nuk janë pak, por nxënësit e klasave të pesta, të nënta, dhe maturantët. Nuk po përfshijmë këtu studentët, sepse ata si më të rritur arrijnë ta menaxhojnë më mirë veten e tyre.

Lexo edhe :  Shtohet mbështetja për negociatat me BE

Provimet nuk janë gogoli, i cili ose të ha e të çon për skrap, ose të zbardh faqen me limë. Jo kaq shumë nga provimet varet fati i jetës, edhe pse ato në vetvete janë shumë të rëndësishme për ecurinë e një fëmije. Por meqenëse rrugët për të mbërritur tek suksesi janë të shumta, sezoni i provimeve nuk duhet parë si porta e vetme hyrëse që siguron jetën po aq sa siguron të ardhurat në një bankë të nivelit të dytë.

Ndaj stresi duhet zhbërë. Jeta vazhdon dhe pas provimeve.

 


Të fundit

Stresi i provimeve, si dera e vetme e hyrjes në jetë/ Nga Leonard Veizi

Sistemi shkollor është në prag të provimeve. Temperaturat rriten kudo, brenda klasave dhe jashtë në natyrë. Nxënësit që janë...

Integrimi/ Shqipëria në paradhomën e BE-së, gati hapja e negociatave

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa më pas do të vijë dhe në Tiranë. Njoftimin e bëri...

Si të ndaloni mendimet që ju mbajnë zgjuar gjithë natën

Shtriheni në shtrat me sytë hapur dhe mendimet fillojnë të kalojnë nëpër kokën tuaj me shpejtësi. Edhe ata që nuk kanë probleme me gjumin,...

Lajme të tjera

Web TV