“U informova zyrtarisht”/ Vuçiç: I lutemi Greqisë të mos e njohë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kërkon Greqisë që të mos e njohë Kosovën.

Vuçiç ka theksuar se sot ka marrë një njoftim zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.

Në një deklaratë për shtyp, Vuçiç është shprehur se Kosova vendosi taksë për mallrat serbe dhe Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, ndërsa shton se ky raport tashmë është përmirësuar duke arritur në një nivel më të lartë, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Të premten, ne u informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri”, është shprehur ai.

Po ashtu Vuçiç tha se do t’i kërkojë Greqisë të mos e lejojë raportet të shkojnë më tej, sepse hapi tjetër do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu ai ka theksuar se ka marrë mirëbesim për mosnjohjen e Kosovës, por shton se faktet tregojnë se ata po përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre .

Të fundit

A do të lejohet që të marrë pjesë në seancat plenare?/ GJKKO shqyrton kërkesën e Berishës

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ta lejuar të marrë...

Lëkundje të forta tërmeti, ja raportimet paraprake

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Pakistan. Zyra e Meteorologjisë së Pakistanit tha...

Nuk jemi barrë për shoqërinë, jemi motorët e progresit ekonomik

Një vepër arti e vizatuar në karton prodhon kuti që përshkruajnë punëtorë ferme dhe një grua të kurorëzuar që mban një peshore të thyer. Nga...

Kreu i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço, paraqitet në SPAK

Këtë të martë, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja se pse ish-ministri i Drejtësisë...

Jeni në dietë por stresi nuk ju lë të qetë?/ Ja shtatë mënyra për ta minimizuar

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste...

Lajme të tjera

Web TV