Vjedhje në “shtëpinë e Zotit”/ Gruaja mbush çantat, si lihen pa ushqim të varfërit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Fiks Fare” zbuloi me zë dhe figurë se disa persona vjedhin ushqime nga mensa e Kishës Ortodokse në Tiranë.

Një qytetare shkon përditë në këtë mensë publike dhe, pasi mbushte trastat me ushqime, i shpërndante te të njohurit e saj. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan disa qytetarë, kryesisht të moshuar dhe ata me ndihmë ekonomike, të cilët merrnin një vakt ushqimor.

“Kur është prifti, na japin ushqim. Kur s’është, racioni me pikatore” , ishte denoncimi që vuri në lëvizje gazetarët e emisionit investigativ.

Mensa, e ndodhur në afërsi të “Shkollës së Kuqe” në Tiranë, është një nga nismat më të mira. Ajo financohet nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë, e cila pasi mbledh donacionet e qytetarëve dhe firmave, iu vjen në ndihmë personave në nevojë. Qindra të varfër shkojnë çdo mëngjes, nga ora 07.00 deri në 12.00, nga e hëna në të shtunë, për të marrë një vakt ushqimor.

Por, përpos nismës së mirë, aktualisht kanë filluar edhe disa probleme. Në redaksinë e Fiks Fare kanë mbërritur disa informacione për një zonjë, e cila futet dhe del çdo ditë, jo nga dera ku futen ata që marrin vakt ushqimor, por nga dera tjetër e mensës. Zonja nuk është punonjëse e mensës, nuk është person që ka nevojë për një vakt ushqimor, por nga informacionet e “Fiks Fare”, kjo zonjë merr ushqim nga kjo mensë.

Gazetarët dhe bashkëpunëtorët e Fiksit vëzhguan për disa ditë me radhë këtë zonjë, e cila futet me çanta bosh në mensë. Më pas, del me çantat plot dhe shkon në disa lokale, ku edhe i ndan me të njohurit e saj. Në ditën e parë, qytetarja futet dhe del me dy çanta ushqimesh. Më pas, takon një person dhe lëviz në disa rrugica. Në ditën e dytë, zonja futet brenda mensës. Dhe, pas 30 minutash, del me çanta plot. Fiksi e ndjek në rrugicat afër mensës.

Zonja takon një person tjetër dhe ulet bashkë me të në një kafe. Zonja i tregon personit me detaje se çfarë ka marrë brenda në mensë; kos, vaj, fruta, lëng frutash, çokollata, fasule, oris etj. I kishte në një çantë të madhe. Ushqimet ia lë këtij personi, i cili pasi e “falënderon”, e merr çantën me ushqime dhe e çon te një restorant të vogël aty pranë.

Në ditën e tretë, zonja futet dhe del përsëri nga mensa dhe bën të njëjtin itinerar. Pasi del me çantat plot, takon personin sërish në lokal. I tregon ushqimet e pa gatuara, djathë kaçkavall, vaj, lëngje frutash, etj. Më pas shkon dhe futet në një lokal ku shitet peshk.

Lexo edhe :  “I bekuar me dashuri”/ Princ Leka feston sot ditëlindjen e tij, ja kush e shoqëron

Pas vëzhgimit, Fiks Fare bisedoi me disa persona që shkojnë të marrin një vakt ushqimor. Ata thonë se, kur nuk është prifti, ushqimet janë me pikatore. “Vetëm bukë na japin. Disa çokollata dhe ndonjë frut të kalbur. Dje dy lugë makarona” thotë njëri prej tyre.

Ndërkohë, disa zonja kanë parë lëvizjet e dyshimta të qytetares e cila futej nga dera kryesore dhe dilte me çantat plot. “Ne jemi për kamuflim. Ushqimet i merr tjetërkush. Ja ajo zonja bionde që del me çanta. Ia shpërndan njerëzve të tjerë” thotë ajo.

Gazetarët e Fiks Fare pikasin zonjën dhe tentojnë të bisedojnë. Ajo doli me një çantë të madhe, ndërsa i kërkojnë që të shohin se çfarë ka në çantë. Por, ajo tenton të largohet me shpejtësi. Fiksi e ndjek sërish dhe i kërkojnë që të tregojë se çfarë ka në çantë. Por, ajo lëviz me shpejtësi dhe mohon që të ketë ushqime.

Fiksi shkon edhe brenda mensës, ku bisedojnë me përgjegjësin, kuzhinieren dhe me një person tjetër që qëndron brenda mensës. Personi që qëndron te dera, pasi gazetarët i tregojmë fotografinë e zonjës, thotë se edhe ajo merr ushqim në këtë mensë si gjithë të tjerët. “Kjo mund të marrë si marrin të gjithë. Nuk ka lidhje fare që mund ti jap më shumë” thotë ai.
Më pas, vjen edhe kuzhinierja e cila, pasi sheh fotografinë e zonjës, thotë se është një nga personat që merr ushqim. “Nuk është punonjëse. Kjo merr ndonjë bukë si gjithë të tjerët. Unë e njoh si gjithë të tjerët. Vjen merr supë, makarona të gatuara” thotë kuzhinierja. Ndërkohë, një punonjës tjetër i mensës ka mendim ndryshe. “Kjo nuk vjen fare për bukë këtu!” thotë ai.

Një ditë pas këtyre bisedave, Prifti At Nikoll Kodheli, kërkon që të reagojë, pasi është personi përgjegjës i mensës sociale. Gazetarët, pasi e përgëzojnë për nismën, i tregojnë se çfarë konstatuan.

Prifti, ndryshe nga punonjësit e tij që thanë se zonja nuk është punonjëse, tha se zonja është vullnetare në këtë mensë dhe se ushqimet ia jep ai. Madje, në ditën që e intervistuam, zonja kishte shkuar herët në mëngjes dhe kishte bërë gati ushqimet. At

Nikolla Kodheli e mbrojti zonjën duke thënë se ushqimet ia jep ai pasi ka 3 fëmijë, por në fakt zonja nuk i çon ushqimet në shtëpi, por i ndan me persona të tjerë./TCH/

Të fundit

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies,...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

Lajme të tjera

Web TV