Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës së Polisit: Pas shtrimit të rrugës, Polisi do të fokusohet drejt agroturizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës së fshatit Polis në Librazhd.

Në fjalën e tij Balla tha se përveç afatit kohor të zhvillimit të punimeve, është me shumë rëndësi edhe cilësia e tyre.

Pas përfundimit të shtrimit të rrugës, zona e Polisit do të fokusohet drejt agroturizmit, pasi bukurive natyrore dhe mikpritjes së banorëve u mungonte vetëm rruga.

“Ky ëshstënjë investim i rëndësishëm sepse i jep zonës shumë zhvillim. Detyra e banorëve tani pas përfundimit të rrugës është zhvillimi i zonës. Përveç rrugës duhet që banorët të kuptojnë që duhet të fillojmë të ndëtojnë disa pika agroturizmi për ta bërë zonën atraktive. Besoj se djemtë e kësaj zone do të kthehen nga emigracioni dhe do të fillojnë ta shfrytëzojnë këtë investim. Investimi i rrugës nuk mer vlerën e vet nëse ne nuk zhvillojmë agroturizmin. Është shumë e rëndësishme që ne të synojmë që rrugën ta çojmë deri në Polis Qendër dhe Polis Gurshpatë”, deklaroi Balla.

Të fundit

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Lajme të tjera

Web TV