Basha i përgjigjet ashpër Nishanit për shpalljen ‘non grata’ të Berishës: Shpifje të ulëta  

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas deklaratave të Bujar Nishanit në emisionin ‘Frontline’ në News24, i cili tha se ai e dinte më herët se Sali Berisha ishte shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët, siç e cilëson, duke shtuar se “inati e mllefi personal e ka një limit” dhe se ky sipas Bashës është kaluar.

‘E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit.

Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.’ -shkruan Basha.

 

 


Të fundit

Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjet me Ruby-n

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shpallur i pafajshëm për njërën nga tre akuzat për procesin “Rubi”, atë të...

Zjarr në Vlorë, flakët shkrumbojnë stallën me jonxhë

Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë. Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe...

Përfshihet nga flakët lokali në Elbasan, raportohet për dëme materiale

Një lokal në rrugën “Rinia”, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 të kësaj të premteje. Zjarri,...

Tre tërmete në tetë minuta, Kreta nuk gjen qetësi

Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Kretën mbrëmjen e sotme në vetëm 8 minuta. Lëkundja më e fortë ishte 3.9 e shkallës rihter 10...

Kush ishte ambasadori amerikan në Tiranë në vitin 1933 që kishte 5 profesione

Nga Roland Qafoku  Ky eshte George Post Wheeler, ministri i SHBA-se ne Shqiperi ne vitin 1933-1934. Shikoni çfare prezence, çfare klasi, çfare hijeshie. Diplomat, prozator,...

Lajme të tjera

Web TV