“Çfarë tallje, kryetar partie nga Vlora?”/ Bledi Mane: Gonia mund të jetë “malok Labërie” por kjo nuk e ndihmon

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Bledi Mane

Agron Shehaj mund të jetë i suksseshëm në biznes, mund të jetë miliarder, mund të jetë shfrytëzues i pashpirt punonjësish, mund të jetë hakmarrës, mund të jetë ende provincial dhe emigrant i frustruar…për mua të gjitha këto kanë pak rëndësi. Mua si qytetar dhe gazetar i këtij trualli më shqetëson katapultimi i sforcuar i Gones na Vlora.

I Gones që pagoi në zgjedhjet e vitit 2017 kunatin e Lulzim Bashës me 300 mijë euro dhe u rreshtua i treti deputet në Vorë dhe mandatin e la përgjysëm. Pastaj braktisi vendlindjen e tij dhe kandidoi në Njësinë 7 në Tiranë e përsëri në zgjedhjet e prillit 2021 pagoi kunatin e Lulit me 500 mijë euro për vend të sigurtë në listën e deputetetëve të partisë.

Pa u numëruar ende votat e majit, Gonia merr guximin dhe kandidon kësaj here për kryetar i Partisë Demokratike duke sfiduar Lulzim Bashën, kunatin e kunatit që i përlau 800 mijë euro. Ndaj këtu unë ndaloj dhe shqetësohem sërish. Kjo përballje e Gones na Vlora me Lulin nga Tirona mban erë ose hakmarrje ose era aktrim amator.

Gonia ndoshta kandidon seriozisht për të vënë në vend nderin e parave të paguara ose si marjonetë e ndryshkur po përdoret gjasme ti bëjë opozitë Lulit të opozitës…

Dhe që Agron Shehaj ta marrë vesh mirë, në Partinë Demokratike mund të tentosh të kandidosh por kurrësesi nuk bëhesh kurrë kryetar partie. Partia Demokratike vazhdon të mbetet peng i tribalizmit dhe kraninizmit, Gonia mund të jetë “malok Labërie” por kjo nuk e ndihmon kurrësesi. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë por rrënjët kërkojani pak më lart!

 


Të fundit

“Çfarë tallje, kryetar partie nga Vlora?”/ Bledi Mane: Gonia mund të jetë “malok Labërie” por kjo nuk e ndihmon

Nga Bledi Mane Agron Shehaj mund të jetë i suksseshëm në biznes, mund të jetë miliarder, mund të jetë shfrytëzues...

Spitali Rajonal i Fierit jo në kapacitet të plotë, urdhri: QSUT dhe 4 spitale rajonale do ta furnizojnë me barna e pajisje mjekësore

Për një periudhë prej tre muajsh, Spitali Rajonal i Fierit do të mbështet te QSUT dhe spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Gjirokastrës...

Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin

Në kuadër të javëve europiane, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Sarandës. Turizmi ishte në fokus të...

Një arkivol lëviz në mes të rrugës, banorët e trembur telefonojnë policinë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Hatay të Turqisë gjatë mesditës së sotme, e cila është bërë temë edhe në rrjetet sociale. Qytetarët...

Komisioni hetimor miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Presidentit, Hyseni: Ja kur votohet në Kuvend

Komisioni Hetimor Parlamentar ka miratuar raportin përfundimtar për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Kreu i Komisionit Alket Hyseni ka hedhur në votim raportin, i...

Lajme të tjera

Web TV