Lajm i mirë/ EMA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët, rekomandohet vaksinimi i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Europiane e Barnave, (EMA) ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech për moshat 12-15 vjeç, vaksina e parë e lejuar për këtë grupmoshë në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i së premtes erdhi pasi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën paralajmëroi se pandemia nuk do të mbarojë derisa të paktën 70 për qind e popullsisë të vaksinohen.

BE tashmë ka aprovuar vaksinën Pfizer për ata të moshës 16 vjeç e lart. Shtetet individuale tani duhet të vendosin nëse do t’u ofrojnë doza për këtë moshë, apo jo.

Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinave të EMA, njoftoi lëvizjen për 12 deri në 15-vjeçarët në një konferencë shtypi të premten, duke thënë se grupmoshës do t’u duheshin dy doza me një interval prej të paktën tre javësh.

Udhëheqësit gjermanë njoftuan të enjten se vaksinimet e fëmijëve mbi 12 vjeç do të fillojnë në 7 qershor. Kancelarja Angela Merkel ka thënë se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për fëmijët dhe një studim sugjeroi që vetëm 51% e prindërve dëshironin që fëmijët e tyre të vaksinoheshin.

Florian Hoffmann, kreu i Shoqatës së Gjermanisë për Mjekësi Intensive dhe Urgjente, ka thënë se të rriturit duhet të kenë përparësi “sepse ata kanë një rrezik shumë më të lartë për të marrë infektim serioz të virusit”.

Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge paralajmëroi se përhapja e vaksinave në të gjithë rajonin ishte ende “shumë e ngadaltë”. “Pandemia do të mbarojë pasi të kemi arritur 70% mbulim minimal në vaksinimin”, i tha ai agjensisë së lajmeve AFP.

Z. Kluge tha se ai mbetet i shqetësuar për rritjen dhe infektivitetin e varianteve të reja, duke shtuar se shpejtësia ishte thelbësore.

Lexo edhe :  Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Mund të ketë vërshime të lumenjve

“Ne e dimë për shembull se B.1617 (varianti indian) është më i transmetueshëm se B.117 (varianti britanik), i cili tashmë ishte më i transmetueshëm se lloji i mëparshëm”, tha ai.

Franca do të hapë vaksinat për të gjithë moshat mbi 18 vjeç nga 31 maj, ka thënë qeveria. Deri tani vetëm të rriturit e moshës 50 vjeç e lart vaksinoheshin.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV