Pamje spektakolare/ Satelitët e Elon Musk “pushtojnë” Europën, kalojnë edhe në Fier (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Satelitët e manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë “shëtitur” qiejt e Europës, kanë kaluar edhe në Fier.

“BalkanWeb” ka publikuar një video, ku shihen satelitët teksa “fluturojnë” në qiell. Pamjet në fjalë janë filmuar nga një banor në një fshat të Fierit.

Spektakli i satelitëve është parë nga shumë banorë të qarkut të Fierit.

Vëzhguesit e qiellit në të gjithë Evropën raportuan më herët se netët e fundit kanë parë rrjetin e satelitëve Starlink të Elon Musk që ka dhuruar një spektakël të vërtetë në disa vende europiane, ashtu si edhe hapësirës së territorit shqiptar.

Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit. Kujtojmë se satelitët e Elon Musk janë filmuar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë pak ditë më parë.

 

Po çfarë është Starlink?
Elon Musk ka lëshuar kohët e fundit në hapësirë dhe njësinë e pestë të satelitëve “Starlink” në kuadër të projektit Space X, duke e çuar numrin e tyre në 300.

 

Ata formojnë një konstelacion me qindra satelitë, të projektuar për të mundësuar shërbim interneti me çmim më të ulët nga orbita e Tokës. Konstelacioni, i njohur ndryshe si Starlink është duke u zhvilluar në ambientet e SpaceX në Redmond të Uashingtonit. Ndërkohë që qëllimi i tij është që të sjellë internet të shpejtë në shtëpinë tuaj nga hapësira.


Të fundit

Pamje spektakolare/ Satelitët e Elon Musk “pushtojnë” Europën, kalojnë edhe në Fier (Video)

Satelitët e manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë “shëtitur” qiejt e Europës, kanë kaluar edhe në Fier. “BalkanWeb” ka...

Plas arma në Borsh, plagoset një person

Disa çaste më parë janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në Borsh të Sarandës, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për të plagosur. Nuk...

Gjykata rrëzon kompaninë turke dhe i jep të drejtë Ministrisë së Mjedisit: Nuk do të ndërtohet HEC në Vjosë

Gjykata Administrative ka mbështetur kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe shoqërive civile apo dhe shoqatave të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit, lidhur me ndërtimin...

Punimet në rrjet/ Disa zona në Tiranë do të mbesin 7 orë pa drita nesër

OSHEE njofton se nesër në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 7 orë, për shkak të punimeve që...

Manastirliu publikon shifrat: Rreth 766 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Shqipëri

Numri i të vaksinuarve në Shqipëria ka shkuar në rreth 766 mijë. Shifra është zbuluar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan...

Lajme të tjera

Web TV