Po shpërndante drogë, “Shqiponjat” arrestojnë në flagrancë 23-vjeçarin në Lezhë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka kryer kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë aksionit, policia ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 71 doza kanabis dhe arrestuar poseduesin e tyre 23-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Po shpërndante drogë, “Shqiponjat” arrestojnë në flagrancë 23-vjeçarin në Lezhë

Policia e Lezhës ka kryer kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për goditjen e paligjshmërisë. Gjatë aksionit, policia ka...

Basha i përgjigjet ashpër Nishanit për shpalljen ‘non grata’ të Berishës: Shpifje të ulëta  

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas deklaratave të Bujar Nishanit në emisionin ‘Frontline’ në News24, i cili tha se ai...

Rruga e re Delvinë-Kardhiq, Rama publikon videon nga punimet në tunelin e Skarficës

Pjesa më e madhe e rrugës së re Delvinë-Kardhiq ka përfunduar, ku punimet tashmë janë fokusuar edhe tek pjesa më e vështirë e projektit...

Administrata si sfidë për mandatin e tretë/ Nga Plator Nesturi

Tashmë me 74 deputetë në parlament, si dhe tre vota pro saj në rezervë, duket se mazhoranca e sotme mbetet e qetë në qeverisje...

Për pandeminë, shtetrrethimin dhe lirinë utopike/ Nga Leonard Veizi

Pandemia vazhdon. Prej ditësh çështja e zgjedhjeve, - e fitores së ndershme e legjitime apo e ndonjë vjedhjeje me dorën e majtë, si dikur maçoku...

Lajme të tjera

Web TV