Si do të ndryshojë qeveria Rama? Këta janë emrat që ikin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit thyen traditën e qeverisjes në Shqipëri, pasi për herë të parë që pas rënies së komunizmit, një parti arriti të marrë mandatin e tretë radhazi. Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, fitoi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin katër vitet e ardhshme, me një rezultat të qartë me 74 mandate.

Tashmë që rezultati është vulosur dhe njohur edhe nga ndërkombëtarët, me kërshëri po pritet formacioni i ri qeveritar. Zërat flasin për një riformatim të kabinetit, ku performanca e deritanishme e ministrave, si dhe rezultati personal në zgjedhjet e 25 prillit, do të luajë një rol kyç për fatin e tyre.

Kryeministri ka folur për një frymë të re politike, ndaj kabineti pritet të pasurohet edhe me emra të rinj. Lëvizje pritet të ketë në të paktën në katër ministri, dy prej të cilave janë më të rëndësishmet në vend. Drejtuesi i ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi pritet të largohet, edhe pse u emërua rishtazi në këtë post.

Anila Denaj, e cila u zgjodh deputetë në Vlorë, pritet të largohet nga drejtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Eduard Shalsi dhe Elva Margariti. Kjo e fundit përveç postit ministror, humb edhe mandatin e deputetit, pasi ministrja e Kulturës nuk u kandidua nga Rama. Postin e ministrin pritet ta humbasë edhe Pandeli Majko, i cili nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Si emrat të sigurtë të kabinetit të ri, pritet të rikonfirmohen ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila është edhe gruaja më e votuar në Shqipëri zgjedhjet e fundit.

Asambleja e PS dhe vota preferenciale

Lexo edhe :  Deputeti Jenishehri nuk iu ndahet gafave në Parlament

Aplikimi i votës preferenciale për herë të parë në këto zgjedhje, do të shërbejë edhe si një “prove” për kryeministrin Edi Rama, për të pasur edhe një ide se kush janë socialistët më të pëlqyer në publik.

Në të zgjedhurit e Ramës në qeveri, më i votuari rezulton të jetë Erjon Braçe që mban edhe postin e zv.kryeministrit.  Braçe ka më pak se 200 vota se sa kryeministri Edi Rama, i cili është më votuari në qeveri. Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu janë ministret më të votuara gra dhe duket se e kanë të sigurtë një vend në kabinet, por nuk qendron pas as Elisa Spiropali.

Në datën 2 qershor, në orën 18:00 do të mbahet Asambleja e PS në Amfiteatrin e Liqenit, e cila ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Do jenë këto zhvillime të rëndësishme në kampin socialist, që pritet të zbardhin edhe emrat e parë të kabinetit të ri qeveritar. Edi Rama njihet si njeriu i surprizave në përzgjedhjen e ministrave, por vota preferenciale mund të ketë një impakt në përzgjedhjet e tij./ Gazeta Shqip


Të fundit

Si do të ndryshojë qeveria Rama? Këta janë emrat që ikin

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit thyen traditën e qeverisjes në Shqipëri, pasi për herë të parë që pas rënies...

“Ish-Miss Shqipëria ‘nxjerr zbuluar’ biznesmenët: Thonë ma jep që të ta jap vendin e punës!

Ish-Missi shqiptar, Denisa Kulemani, ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo është shprehur se shpesh pronarët i kanë thënë “ma jep që të ta...

Marrëveshje e madhe/ Kosova siguron mbi 1.2 milionë vaksina nga Pfizer

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije lajmin e fundit, një marrëveshje të madhe në kohë pandemia. Janë siguruar mbi 1.2 milionë doza...

“Fredi më ra sipër pas 1 ore seks!”/ 36-vjeçarja shkon në spital me trupin e të dashurit të vdekur

Ajo që duhej të ishte një natë romantike midis dy të dashuruarish, është shndërruar në një tragjedi. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten mbrëma...

Lehtësimi i masave/ Rama: E dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë

Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria është në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV