Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të javëve europiane, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Sarandës.

Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë. Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin përmes projektit Albanian Destination Managment ( DMO Albania). Soreca u shpreh se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit të një të vetëm.

“Jemi pothuajse në fund të 3 javëvë e europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse këtu është europë. Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri. Shpresojmë që me situatën pas pandemisë dhe sidomos me vaksinimin gjërat të shkojnë shumë më mmirë dhe të ketë një nivel edhe më të lartë të asaj që ka qenë normaliteti në të shkuarën. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe ide me operatorë turistikë të kësaj zone. Jo vetëm për periudhën afatshkurtër por edhe për një gjë më afatgjatë për sezone të tjera në të ardhmen.

Nëse shikoni rrrjetin tim social e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria që miqtë e mi të vijnë këtu sepse miqtë e mi europian të vijnë këtu. Turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh. Potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe shumë i madh. Ajo që iu duhet është bashkërendimi dhe koordinimi i të gjithë aktorëve që turizmi të jetë një aset një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë. BE po ndihmon ne do japim 40 milion euro për turizmin së bashku me BERZH. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër”, tha ai.

Lexo edhe :  Kur trupi "qan për ndihmë", këto janë simptomat që tregojnë se keni shumë toksina

Me hërët ambasadori u prit në Bashinë e Sarandës ku u prezantua me qytetin.

Të fundit

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por i bëjnë mirë shëndetit më shumë se sa mund ta mendosh. Studiuesit janë të bindur se luleshtrydhet...

Kikia zbardh detaje mbi rastin e zhdukjes së 3-vjeçarit/ Fëmija ka pësuar traumë!

Një fëmijë 3-vjeçar në qytetin e Durrësit raportohet të jetë zhdukur. Ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin...

“Çdo bub kur leh e ka me të keq do dhe të hajë”, Basha akuza ndaj Rithemelimit

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës, duke...

Lajme të tjera

Web TV