Spitali Rajonal i Fierit jo në kapacitet të plotë, urdhri: QSUT dhe 4 spitale rajonale do ta furnizojnë me barna e pajisje mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një periudhë prej tre muajsh, Spitali Rajonal i Fierit do të mbështet te QSUT dhe spitalet rajonale të Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Gjirokastrës për të përmbushur nevojat për barna apo pajisje mjekësore.

Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, botuar në Fletoren Zyrtare, janë këto spitale që do t’i përgjigjen Spitalit Rajonal Fier për të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime të domosdoshme, deri në vënien në funksion normal të tij.eriudha prej tre muajsh përcaktohet si periudhë mobilizimi për përfundimin  e procedurave ligjore organizative, administrative etj., për vënien në funksion me kapacitet të plotë të Spitalit.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për   mallra   dhe shërbime   esenciale   të   Spitalit Rajonal  “Memorial”  Fier,  do  të  financohen  nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert më 21 prill dhe do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Të fundit

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të...

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës ndaj prokurorisë Speciale, duket se...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari: Në banesën e nënës së Kryemadhit janë…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal. “Mund të them...

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e...

Lajme të tjera

Web TV