Fati i Metës në dorën e Kushtetueses/ Gjykata duhet të flasë deri në tre muaj pas shkarkimit nga Kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir meta thotë se nga kjo dere do dale vetëm në korrik të vitit 2022, por socialistët duan ta nxjerrin atë nga presidenca shumë më shpejt. Me 10 qershor në Kuvend votohet kërkesa për shkarkimin e tij nga detyra me akuzën se ka shkelur 16 herë Kushtetutën”.

Propozimi për shkarkim ardhur nga godina e Kryesisë së Kuvendit disa qindra metra larg presidencës tregoi vendosmërisë e shumicës së Edi Ramës për ti dhënë Ilir Metës  titullin president në detyrë por i shkarkuar nga parlamenti.

“I etiketuar si një dinozaur i politikës shqiptare presidenti Ilir Meta me komentet për komisionin hetimor i ngjan një qetësie përpara një furtune të madhe”.

Nëse për Edi Ramën përplasja finale me Ilir Metën duke votuar në parlament shkarkimin e tij, mban datën 10 Qershor ajo e Ilir Metës me Edi Ramën është në momentin kur fituesi 25 Prillit do ti kërkojë dekretimin e qeverisë së re Rama 3, pasi zoti Meta deri atëherë do të vijojë të jetë bujtës i godinës presidenciale.

Megjithëse gjykata kushtetuese me vendimin e disa ditëve më parë i tregoje Presidentit dhe Kryeministrit vetëm kufijtë kushtetues për dekretimin e ministrave, Edi Ramës do ti duhet të ngjisë shkallët e presidencën për të marrë bekimin e presidentit për kabinetin e tij të tretë qeverisës.

Me gjithë dëshirën që Edi Rama ka për ta nxjerrë Ilir Metën një orë e më parë nga presidenca, zoti Rama duhet ti nënshtrohet faktorit kohë që kushtetuta për këtë rast ia njeh gjykatës kushtetuese.

Me të gjitha gjasat data 15 Qershor do të jetë momenti kur me firmën e Gramoz Rucit,  kushtetueses do ti shkojë rezultati votimit me më shumë se 93 vota për shkarkimin e presidentit duke shënuar nisjen e një vere me temperatura të larta politike përsëri në aksin e bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Lexo edhe :  Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

“Ligji i kërkon gjykatës kushtetuese ta shqyrtojë përmes një seance publike, brenda 3 muajve vendimin e parlamentit që do të thotë se gjyqtarët më të lartë në vend, kanë si afat maksimal mesin e Tetorit  të shprehen për fatin presidentit”.

Kjo do të thotë se verës së nxehte  politike  do t’ja lërë vendin një shtatori të zjarrtë nga ku Edi Ramës do t’i duhet mbase për here të fundit të trokasë në derën e Ilir Metës për dekretimin e qeverisë. Gjithmonë në varësi të asaj çfarë do të ndodhë brenda kësaj godine të kushtetueses që siç thotë ambasadorja amerikane e presin çështje të forta.

Të fundit

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Spektakël i garantuar, formacionet zyrtare të sfidës Barcelona-PSG

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në Francë përfundoi 3-2 në favor të skuadrës...

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta

Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin tashmë që është zyrtarizuar...

Lajme të tjera

Web TV