Rama shmang grumbullimet, Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online. Edhe pse nga data 1 qershor, do të ketë një lehtësim të masave kundër koronavirusit, Partia Socialiste ka vendosur që të mos ketë grumbullime në  takimin që do të mbahet më 2 qershor, në 17:30.

“Të nderuar anëtarë të AK! Ju njoftojmë se ditën e mërkurë, datë 02.06. 2021, ora 17.30, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë online.

Ditën e hënë, datë 31.05.2021, do ju vëmë në dispozicion linkun për të patur akses për pjesëmarrjen tuaj në këtë mbledhje.”, thuhet në njoftimin për anëtarët e Asamblesë.

Ndër të tjera, Asambleja ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Rama ka deklaruar më herët se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse. Parashikoht të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm, ku kryeministri do paraqesë vizionin “Shqipëria 2030”.


Të fundit

Rama shmang grumbullimet, Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online

Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet online. Edhe pse nga data 1 qershor, do të ketë një lehtësim...

Operacioni anti-kanabis në Krujë, krerët më të lartë të Policisë në terren! Ardi Veliu kontrolle në një banesë

Vijon operacioni anti-kanabis në Krujë, ku në terren kanë zbritur edhe krerët më të lartë të Policisë shqiptare. Sikurse mund të shihet edhe nga fotot,...

Vijon mega-operacioni në Krujë, shikoni si digjen me qindra rrënjë kanabisi (Video)

Operacioni anti-kanabis që ka nisur në rrethin e Krujës që në orët e para të mëngjesit të sotëm vijon me mbi 200 efektivë të...

Hiqet aboneja e përgjithshme për udhëtimet me urbanë në Tiranë!

Me lehtësimin e masave nga 1 qershori që, përpos të tjerave, rikthen shërbimin urban me kapacitet të plotë, Bashkia e Tiranës do të riorganizojë...

Vlorë/ Personi që u gjet i vdekur në makinën e tij, është vëllai i ish-kreut të Gjykatës i shkarkuar nga vettingu

45-vjeçari që u gjet i vdekur sot në makinën e tij në Vlorë, është vëllai i ish-gjyqtarit Artan Lazaj. Lazaj ka qenë kreu i Gjykatës...

Lajme të tjera

Web TV