Situata në vend/ Tjetër viktimë nga Covid, ja sa raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

 

 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      118

Të shtruar në spitale      41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3255

Testime totale             715,526

Raste pozitive             132,297

Raste të shëruara        129,215

Raste Aktive                  633

Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Lexo edhe :  SPAK-u/ Spango që mat “kokat” e politikës

Tiranë         291

Korçë            83

Shkodër       73

Vlorë             33

Elbasan        32

Berat             36

Lezhë           27

Gjirokastër   19

Fier               11

Kukës           10

Durrës          14

Dibër          4


Të fundit

Rama konferencë me Mike Pompeo: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri që do të…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili viziton Shqipërinë për herë të...

Ukraina nxjerr në ankand kupën e Eurovision, të ardhurat në ndihmë të ushtrisë

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë. Grupi do t’i dhurojë të ardhurat për një...

Defekt në ashensorin e QSUT, lëndohen punonjësi shëndetësor dhe pacientja

Një punonjës spitali dhe një paciente, kanë mbetur të bllokuar në ashensor në Spitalin “Nënë Tereza”. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se...

Analistët ushtarakë: Rusia ka pësuar humbje në ushtri, ka hequr dorë nga rrethimi i…

Trupat ruse ka të ngjarë të kenë hequr dorë nga një “rrethim në shkallë të gjerë” të trupave ukrainase nga Donetsk në qytetin Izyum,...

A po i rikthehet Kosova opsionit të gazit?

Qeveria e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e kyçjes në rrjetin e Gazsjellësit të Trans-Adriatikut (TAP), pasi vitin e kaluar nuk e...

Lajme të tjera

Web TV