Vrasja e 25-vjeçarit me kallashnikov/ Autori: Nuk e durova më, ma kishte sjellë te hunda

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodur në Shkodër, ku një 25-vjeçar mbeti i vrarë me kallashnikov. Viktima është shtetasi Emiljano Ndou në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës. Në fjalët e para autori ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.

47-vjeçari ka treguar se në atë moment ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend. Sipas burimeve dyshohet se më përpara viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Ndou dhe se palët edhe më herët kanë debatuar për këtë çështje.

Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari ka menduar se 25-vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur serish në banesë. Sipas burimeve autori ka qëndruar në shtëpi pas vrasjes dhe pranë vetes afër divanit mbante edhe armën me të cilin kreu krimin dhe nuk ka tentuar të fshihet. Në momentin kur ka mbërritur policia autori nuk ka pranuar vrasjen e kryer dhe është shfaqur i qetë.


Të fundit

Shqipëria triumfon ndaj San Marinos, kuqezinjtë shënojnë pesë gola

Kombëtarja shqiptare e kthen në festë ndaj San Marinos. Kuqezinjtë shënojnë pesë gola, duke regjistruar një nga triumfet më...

Zjarr në spitalin COVID në Tetovë, dyshohet për disa të vdekur

Spitali COVID për trajtimin e të sëmurve me koronavirus në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut është përfshirë nga flakët. Siç raportojnë mediat, dyshohet se ka ndodhur...

Aktorja e famshme martohet me të dashurin e zemrës, publikon fotot nga dasma

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht martuar! Aktorja e njohur u martua me të fejuarin e saj, gjatë fundjavës në Dunton, Colorado. “Unë kurrë...

E rëndë/ Vriten me njëri-tjetrin dy politikanët e LDK-së në Kosovë

Peja përsëri është tronditur kësaj radhe nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga...

Talebanët nuk do të lejojnë sportin tek gratë

Gratë afgane do të ndalohen të luajnë sportin e quajtur kriket, si edhe sporte të tjera të ngjashme me të. Lajmi u bë i...

Lajme të tjera

Web TV