Abuzimi me çmimet, Braçe publikon faturën dhe ankohet: S’do t’iu vijë kush

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abuzimet me çmimet nga restorantet gjatë sezonit turistik denoncohen ço vit. Një rast të tillë e ka denoncuar sot edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Ai publikon një faturë të një restoranti në rrjete sociale, ku totali i pagesës është një shumë jo e vogël, 347.50 lekë të vjetra.

Në faturë vihet re se qytetarët kanë konsumuar edhe dater, një lloj midhje e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, dhe Braçe thekson se kjo nuk kushtoin askund kaq shumë. Zv. kryeministri bën thirrje që të mos abuzohet me çmimet, pasi si pasojë numri i turistëve do të jetë i pakët.

“Mos e nisni me kemben e gabuar; Domethene me faturen e gabuar! 1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend; 2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke; 3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije; 4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush”, shkruan Braçe.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV