Heqja e aboneve për tre muaj, Bashkia e Tiranës tregon arsyet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Heqja e aboneve për tre muaj, reagon Bashkia Tiranë.

NJOFTIMI

Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë e përgjithshme të transportit publik, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se:

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim.

Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.

Kjo periudhë do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.

Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim.

Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ.


Të fundit

Heqja e aboneve për tre muaj, Bashkia e Tiranës tregon arsyet

Heqja e aboneve për tre muaj, reagon Bashkia Tiranë. NJOFTIMI Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë...

Arratisje si nëpër filma, 44-vjeçari largohet nga salla e gjyqit dhe hidhet nga ballkoni i katit të gjashtë (VIDEO)

Një person i dënuar në Ohio, SBHA u përpoq të ikë nga seanca e tij e gjyqit duke u hedhur nga ballkoni. Videoja nga kamerat...

Dramatike/ Polici rrëfen momentin kur pa skenën e vdekjes së 20-vjeçares në Greqi: Një pjesë e zemrës time…

Momente dramatike janë ato të jetuara nga oficeri i policisë greke, Christos Vardikos, dhe kolegët e tij, që nga çasti kur morën një sinjal...

E quante veten “shenjtore” që mund të shëronte sëmundje, arrestohet gruaja mashtruese

Ajo e quajti veten “shenjtore”, pretendonte se mund të futej në ADN-në e njeriut dhe në këtë mënyrë mund të shëronte çdo sëmundje. Prej disa...

Gjendet një trup i pajetë në Portin e Durrësit, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjendur mesditën e sotme në basenin e Portit të Durrësit. Nga të dhënat paraprake mësohet se ai i përket një...

Lajme të tjera

Web TV