Plas sherri gjatë fluturimit, gruaja nis të shkelmojë e pështyjë pasagjerët e aeroplanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një episod i tejet i pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një fluturim nga Ibiza në Spanjë për në Milano.

Në videot e qarkulluara në media, një grua shihet teksa debaton ashpër me pasagjerët, pas ankesave të tyre për mos mbajtjen e maskës dhe më pas nisi të gjuajë dhe të pështyjë.

Kjo pamje ka shqetësuar jo pak pasagjerët e tjerë, ndërsa linja e aeroplanit do ndërmarrë sanksione të ashpra ndaj gruas.

Në videot e shpërndara ajo përplaset edhe me stjuardesat. Në video gruaja shihet gjithashtu e rrethuar nga stjuardesa dhe pasagjerë që përpiqen ta qetësojnë atë. Ajo, megjithatë, reziston duke shkelmuar.

Ndërkohë që ditën e djeshme është bërë publik një situatë e ngjashme mes një pasagjereje dhe një stjuardese e cila ka përfunduar me 2 dhëmbë të thyer.

Stjuardesa u godit me grushte nga një pasagjere gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes.

Të fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës,...

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë....

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh...

Lajme të tjera

Web TV