U vra në mes të Athinës/ Nëna e 34-vjeçarit shqiptar shpërthen në lot dhe e qan me fjalë (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pasdite në Sepolia të Athinës, Greqi. Një sulm i armatosur ndodhir në një kafene në Rrugën Durrachiou ku mbeti i vrarë një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aris Papas.

Viktima mori 8 plumba dhe ato në kokë kanë qenë fatalë për të. Ai u dërgua në spital me shenja jete, por ishte tepër vonë. Autori mori taksi dhe u largua me të shpejtë, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Nëna e viktimës ka thënë për mediat se autoritetet e dinë se kush ia ka vrarë djalin, por nuk duan ta kapin. Ajo shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin, dhe siç shihet nga video, duke folur greqisht ajo thotë: Pse ma vrave djalin, çfarë të bëri djali im ty?!

“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip në një video tjetër.

Kush ieshte viktima

Aris Papas, 34-vjeç ishte shqiptar i njohur për policinë pasi ishte i skeduar për vjedhje, grabitje me dhunë dhe vrasje e mbetur në tentativë. Viktima kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të mbijetojë.

Në atë kohë, autorët kishin hipur në një taksi dhe po kërkonin të riun e ri në rrugicat e Agios Panteleimon. Kur e lokalizuan atë në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, ata e qëlluan atë përmes taksisë dhe i kërkuan shoferit të vazhdonte kursin. Afër stacionit të Larissa, automjeti ngadalësoi, autorët panë një grup të DI.AS në një distancë të shkurtër, u trembën dhe u larguan nga automjeti. Viktima u plagos në anën e djathtë dhe u transportua në Kryqin e Kuq, ku iu dha ndihma e parë dhe u la.

Lexo edhe :  Berisha i quajti shfaqjen 'festë për blerjen e votës', Dembacaj: S’po të marr seriozisht se e ke nga...

Hetimi paraprak për çështjen e sotme kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.


Të fundit

Abuzimi me çmimet, Braçe publikon faturën dhe ankohet: S’do t’iu vijë kush

Abuzimet me çmimet nga restorantet gjatë sezonit turistik denoncohen ço vit. Një rast të tillë e ka denoncuar sot...

U vra në mes të Athinës/ Nëna e 34-vjeçarit shqiptar shpërthen në lot dhe e qan me fjalë (Video)

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pasdite në Sepolia të Athinës, Greqi. Një sulm i armatosur...

Vrasja e shqiptarit, mediat greke: Larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës

Mediat greke japin detaje të reja nga atentati ndaj shqiptarit në Athinë të Greqisë. Dyshohet se vrasja është një larje hesapesh mes bandave të...

Vdes shqiptari që u qëllua sot me plumb në kokë në mes të Athinës

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur sot pasdite në një lokal në Sepolia të Athinës, Greqi. Sipas...

U plagos nga zjarri në pusin e naftës, humb jetën punonjësi nga Ballshi

Viktor Balla, 51 vjeçari që u dogj nga shpërthimi i pompës centrifugale të naftës në vendin e quajtur Qafa e Kashit, ka ndërruar jetë...

Lajme të tjera

Web TV