Beteja e zgjedhjeve dhe fushata e kryetarit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Partia Demokratike bëri të ditur se nga sot beteja për zgjedhjet e 25 prillit vijon në Kolegjin Zgjedhor. Lidhur më këtë përfaqësuesi ligjor i PD akuzoi KAS se është vënë në shërbim të maxhorancës dhe nuk ka pranuar provat e faktet e paraqituar nga ana e opozitës. Për ti dhënë ngarkesë emocionale PD thekson se ka paraqitur te KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por sipas saj tre nga anëtarët e KAS kanë mbyllur sytë dhe paskan refuzuar paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit, sipas tyre. Tashmë, i takon Kolegjit të vendosë nëse do ti konsiderojë të vlefshme provat e paraqitura nga opozita apo do të mbesin thjesht si konstatime të saj. E parë në këtë aspekt, duket sikur kemi thjesht një rrugë ligjore ku opozita është në të drejtën e saj të bëjë kontestimet mbi ati për të cilat quan parregullsi. E në fakt për çdo parregullsi apo shkelje është në interesin e të gjithëve që të hetohet e ti shkohet deri në fund. Jo më kot forcimi i ligjit për kodin zgjedhor parashikon dënime të ashpra pikërisht për të shmangur shkeljet dhe abuzimet. Por opozita nuk është e sinqertë në këtë këmbëngulje. Çwshtja nuk ka të bëjë me parregullsitë dhe aq më tepër për faktin se ishin këto të cilat i mohuan fitoren e zgjedhjeve. Përdoret rëndon fjalia “masakër elektorale”, porse në të gjitha rastet, ato të cilat opozita i servir si prova janë thjesht hamendësime. E gjitha kjo duket se ka lidhje me të tjera arsye, dhe pikërisht me shmangien për dorëheqje të Bashës nën alibinë se fitoren ia vodhën si dhe me fushatën për kryetarin e ri të PD. Këmbëngulja për betejë “provash” më Kolegj e që nuk bindin askënd bëhet vetëm nga kupola e selisë blu për dobinë e kryetarit. Gjithkush nga demokratët është i bindur se PD ka humbur e kjo nuk mund të mbulohet me qarjen se rezultati u manipulua. Vetë numërimet e kutive të votimit të hapura me vendim të KAS dëshmuan se PD ish humbëse qark pas qarku. Ndaj është hipokrite dhe e paturpshme të këmbëngulet se fajtorë për votat në kutitë e numëruara janë të anëtarëve të KAS e që qënkan në shërbim të Ramës. Është koha që PD të pranojë të vërtetën që e dinë të gjithë e të mos fshihet më pas mospranimit të rezultateve. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe shqiptarët e kanë dhënë votën e tyre. Dhe kjo nuk ka pse ngatërrohet me votat që do të japin demokratët për kryetarin e ri. Apo alibia e manipulimit do të shërbejë edhe pas numërimit të votave të demokratëve në 13 qershor?


Të fundit

Beteja e zgjedhjeve dhe fushata e kryetarit

Nga Plator Nesturi Partia Demokratike bëri të ditur se nga sot beteja për zgjedhjet e 25 prillit vijon në Kolegjin...

Breshër dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Deri në orët e mesditës dhe pasdites, vendi ynë do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta, të cilat do të...

Horoskopi ditor, e hënë 31 maj 2021

Dashi Kjo e hënë do të jetë shumë më e mirë në raport me javën e kaluar, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Por...

Lajme të tjera

Web TV