Biden premton që do ta bëjë Putinin “për ujë të ftohtë”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit rus, Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut kur dy udhëheqësit të takohen në qershor.

Gjatë një fjalimi për nder të Ditës së të Rënëve në SHBA, Biden tha se “unë do të takohem me presidentin Putin në Gjenevë dhe do t’ia bëjë të qartë se nuk do të tolerojmë shkeljen nga ana e tij të këtyre të drejtave“.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët se do të vazhdonte me planet për takimin mes dy udhëheqësve pasi Microsoft identifikoi një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane nga Nobelium, grupi që hyri në sistemin e kompanisë SolarWind të vitit të kaluar që erdhi nga Rusia. Takimi i 16 qershorit vjen mes marrëdhënieve të tensionuara për ndërhyrjen e zgjedhjeve amerikane që Moska mohon, sulmet kibernetike dhe Ukrainën.

Rusia e aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e një pjese të Ukrainës lindore po atë vit. Në muajin mars, Biden tha se ai besonte se Putini ishte një “vrasës”, ç’ka nxiti një grindje diplomatike mes dy vendeve e shty Moskën të thërriste për konsultime ambasadorin e saj në Washington.


Të fundit

Biden premton që do ta bëjë Putinin “për ujë të ftohtë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit rus, Vladimir Putin që...

Ndjekësit e pyesin se sa është penduar që u martua me Markun, Rudina Dembacaj jep përgjigjen epike

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 janar të këtij viti. Aktorja e humorit i tha “PO”,...

Përplasen dy automjete në Berat, lëndohet dy pasagjerë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat. Një automjet tip Benz me targa AA987YJ është përplasur me mjetin tip Seat me targa TR...

Klientja filmon miun që bën “festë” në dyqanin e mishit

Një kliente mbeti e tmerruar pasi pa një mi brenda një banaku me mish viçi në një supermarket në Manhattan. Brittany Ellis ishte duke...

Humb në rrethana misterioze ish-shefi i policisë, zbulohet kontakti dhe lëvizjet e tij të fundit

Ka humbur në rrethana misterioze që prej 27 majit ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Mësohet se humbja e tij ka ndodhur në...

Lajme të tjera

Web TV