“I lashë Xhensilës roje tek shkolla”, Bes Kallaku rrëfen sekretin e tij: Doja të dinte ku rrinte…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Dashuria e tyre ka lindur shumë vite më parë, në kohën kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”. Asokohe Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete Xhensilën dhe në fakt ai duket se ka pasur shumë informacione në lidhje me dashurinë e tij të jetës.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën. Ai rrëfeu se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.

Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori.

Ndër të tjera Besi tregoi se si gjithë çiftet e tjera dhe ai me Xhensilën kanë pasur kriza apo debate të forta, por në fund lidhja e tyre ka qëndruar gjithmonë e fortë.

“Si çdo çift tjetër, edhe ne kemi pasur kriza, edhe ne zihemi. Si çdo çift tjetër, në gjithë botën. Por, rrënjët janë aq të forta sa çdo stuhi, shi, borë, breshër në çdo stinë, situatë e kanë bërë këtë lidhje kaq të fortë!”, u shpreh Besi.


Të fundit

Presidenti i PE David Sassoli shtrohet në spital, ja nga cila sëmundje vuan

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut me pneumoni, që sipas mjekëve nuk...

Përurohet qendra kulturore shqiptare në New York, investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve

Të dielën në lagjen Bronks të Nju Jorkut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan. Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë...

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri”/ Rama takon dy djemtë shqiptarë në akademinë amerikane

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA ka takuar dy djem shqiptarë që janë pjesë e akademisë amerikane ‘West Point’. Rama ka shpërndarë foton...

Mbërrijnë mbi 30 mijë doza të vaksinës Pfizer në Rinas

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza të vaksinave Pfizer. Manastirliu po ashtu thekson se...

Veliaj: E kisha parashikuar që Saliu do e mbyllte me turp

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuari i Sokol Ballës në emisionin “Real Story” në News24. Për Veliajn, largimi...

Lajme të tjera

Web TV