Një kliente mbeti e tmerruar pasi pa një mi brenda një banaku me mish viçi në një supermarket në Manhattan. Brittany Ellis ishte duke bërë pazar me nënën e saj kur pa skenën e pakëndshme të miut duke ngrënë mish osso bucco, që shitet me një çmim prej 22.99 dollarë për kile.
Ellis ndau një video të incidentit në TikTok dhe që prej atëherë videoja është parë më shumë se 2.2 milionë herë. “Thjesht po përpiqesha të tërheq vëmendjen e dikujt kur nxora telefonin dhe fillova të regjistroja sepse ishte një mi duke dërrmuar.“, tha Ellis.
Ellis tha se ajo ishte duke bërë pazar me nënën e saj në atë kohë dhe u largua nga dyqani pasi vuri re brejtësin. “Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për situatën dhe diçka duhet të bëhet,” shtoi ajo.
Mouse spotted feasting on veal in butcher case at NYC Whole Foods https://t.co/iVdnRFVwwz pic.twitter.com/0B1UMP9uz7
— New York Post (@nypost) May 31, 2021