PD dhe LSI dështojnë edhe në Korçë/ KAS rrëzon kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve: Rezultatet janë ato të 25 prillit!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dështojnë përsi në KAS me kërkesën e tyre për përsëritjen e zgjehdjeve në Qarkun e Korçës. Vendimi ëhstë dhënë pak minuta më parë.

Ndërkohë, përfaqësuesit e dy partive nuk kanë bërë komente për vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, në këtë fazë. Nuk dihet nëse edhe për Korçën, PD dhe LSI do t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor pasi betejnë në KAS e humbën.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor.”

Sakaq, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI dhe për Qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit.”

Më parë, KAS ka rrëzuar anëksat e PD dhe LSI për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Durrës.

Aktualisht, në Kolegjin Zgjedhor po zhvillohet procesi i kërkuar nga PD, LSI dhe kandidati i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani, të cilët kërkojnë rrëzimin e kërkesës së mëparshme të KAS, që la në fuqi vendimin e KQZ për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.


Të fundit

PD dhe LSI dështojnë edhe në Korçë/ KAS rrëzon kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve: Rezultatet janë ato të 25 prillit!

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dështojnë përsi në KAS me kërkesën e tyre për përsëritjen e zgjehdjeve...

Rama publikon shifrat: Sa studentë ekselentë aplikuan për t’iu bashkuar mandatit të tretë

349 studentë ekselentë kanë aplikuar në platformën qeveritar, duke shprehur dëshirën për të kontribuar në mandatin e tretë. Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi...

Kush është boksieri që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Greqi

Boksieri Tassos Berdesis ishte viktimë e vrasjes mafioze që ndodhi të hënën në mëngjes në Vari , konkretisht në rrugën Andrea Papandreou 22. Sipas...

Xheloz për ish-gruan/ Qëllon me thikë një 24-vjeçar në Fier, arrestohet i riu në Fier

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në fshatin Levan në Fier. Arbër Rasho 25-vjeçar ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin,...

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon videot e saj në Tik Tok: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, magjistratja që shfaqet në rrjetin social Tik Tok duke bërë paradë në zyrë, me lëvizje seksi dhe...

Lajme të tjera

Web TV