Rikthehet skandali i përgjimeve/ SHBA spiunoi Merkelin me ndihmën e Danimarkës, Biden i përfshirë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara përdorën një partneritet me njësinë e inteligjencës së jashtme të Danimarkës për të spiunuar udhëheqësit evropianë, duke përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel, sipas transmetuesit publik danez Danmarks Radio. Gjetjet janë rezultat i një hetimi të brendshëm të kryer nga Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez në 2014 dhe 2015 duke cituar nëntë burime të cilët kishin qasje në informacionin e klasifikuar. Sipas hetimit, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SH.B.A.-së (NSA) përdori një bashkëpunim me Danimarkën për të spiunuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani nga 2012 në 2014 dhe presidenti aktual ishte në dijeni.

Përveç Merkel, NSA gjithashtu spiunoi Ministrin e Jashtëm gjerman të atëhershëm Frank-Walter Steinmeier dhe ish-udhëheqësin e opozitës gjermane Peer Steinbruck. Hetimi zbuloi se NSA kishte qasje në rrjedha të gjera të të dhënave që kalojnë përmes kabllove të internetit dhe Danimarka përgjoi gjithçka, nga mesazhet me tekst dhe telefonatat në internet duke përfshirë kërkimet, bisedat dhe mesazheve. Snowden, i cili bëri zbulimet e tij rreth NSA ndërsa Biden ishte nënkryetar, tha se presidenti aktual është “i përgatitur mirë” për t’iu përgjigjur akuzave dhe se duhet të ketë një kërkesë të “zbulimit të plotë” si nga Danimarka dhe SH.B.A. Snowden shkruan:

“Biden është i përgatitur mirë për t’u përgjigjur për këtë kur të vizitojë Europën, pasi ai ishte përfshirë thellë në këtë skandal herën e parë. Duhet të ketë një kërkesë të qartë për zbulimin e plotë publik jo vetëm nga Danimarka, por edhe partneri i tyre i lartë gjithashtu”.


Të fundit

Akuzohet për përdhunimin e tre grave/ Gjykata lë në burg futbollistin e Manchester City

Nuk ka shpëtim për lojtarin e Manchester Cityt, Benjamin Mendy. Ky i fundit do të qëndrojë në burg për...

U zgjodh kryetare Kuvendi/ Meta uron Lindita Nikollën, shuplakë opozitës: Asnjë sekondë bojkot

Presidenti Ilir Meta ka uruar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për marrjen e detyrës. Në një status në rrjetet sociale Meta shprehet se më...

Rama i përgjigjet akuzave të Bashës: PD është në proces traumatik dhe e mirëkuptojmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, u ndal te akuzat...

Lindita Nikolla merr detyrën: Bashkë duhet të bëjmë Kuvendin pasuri publike

Në fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se do të jetë e angazhuar që Kuvendin e Shqipërisë ta kthejë...

7 shenja që zbulojnë se jeni më inteligjentë nga se mendoni

Urtësia është aftësia për të përdorur inteligjencën, njohurinë dhe përvojën së bashku për të na ndihmuar të përballojmë dhe përshtatemi me situata të caktuara. Disa...

Lajme të tjera

Web TV