Skllave dhe punonjëse s*ksi, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane thotë se ka shkatërruar një rrjet të gjerë trafikimi të qenieve njerëzore, duke çuar në pranga dhjetëra persona.

Aksioni është ndërmarrë nga policia federale dhe sipas DW në të janë përfshirë rreth 700 forca të policisë, që kanë kontrolluar 33 objekte njëkohësisht në Berlin, Hamburg, Vestfali, Saksoni. Pjesë e aksionit kanë qenë edhe autoritetet sllovake, që kanë ndërhyrë në Bratislavë.

Sipas policisë federale, një shtetase vietnameze, një nga dy personat e akuzuar si organizatorë të skemës së trafikut, u arrestua në Berlin.

Një grua tjetër u ndalua në Bratislavë. Dyshohet se ato kanë kontrabanduar vietnamezë nga Sllovakia në Gjermani përmes kontejnerëve kundrejt një shume deri në 21.000 euro për këtë. Sipas hetuesve, të prekurit janë detyruar t’i paguajnë këto para edhe përmes punës.

“Meqenëse njerëzit nuk mund t’i mblidhnin këto para menjëherë, janë detyruar të punojnë për pagat e kontrabandistëve,” tha një zëdhënës. “Veçanërisht grave u është dashur të punojnë në sallone thonjsh, studio masazhi dhe “shtëpi publike”.

Policia federale gjermane tha se hetimet vijojnë për të zbardhur mundësinë nëse ky rrjet mund të ketë pasur një shtrirje edhe më të gjerë.

Të fundit

Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të...

OKB publikon raportin: 90 përqind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara, (UNOSAT), ka bërë me dije se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se rreth 90 për qind...

Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)! Me vende konkurrente...

‘Çmendet’ moti/ Rrufetë dhe shirat e dendur ‘bëjnë namin’ në këtë vend

Rrufetë dhe shirat e dendur kanë vrarë të paktën 49 njerëz në të gjithë Pakistanin në tre ditët e fundit, thanë zyrtarët, ndërsa autoritetet...

“Donte të më arrestonte Ina Rama”/ Meta rrëfen bisedën me Berishën: I thashë doktorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar një bisedë me Sali Berishën, të ndodhur disa vite më parë kur prokurore e përgjithshme...

Lajme të tjera

Web TV