Rama zgjedh Durrësin, ja kush është vajza që merr mandatin e PS në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe njëherës kryetar i Partisë Socialiste, ende nuk e ka vendosur se në cilin qark do ta marrë mandatin; në Vlorë apo në Durrës. Në të dy këto qarqe Rama arriti të fitonte mandatin, pavarësisht se e vendosi veten në “vijën e zjarrit”.

Mësohet nga burime pranë kryeministrit Edi Rama, se ai ka vendosur të pranojë mandatin që i dhanë durrsakët, pavarësisht se edhe vlonajtët e bënë “detyrën e tyre”.

Mesa duket, duke zgjedhur mandatin e Durrësit Edi Rama lë bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor. Me një përfaqësuese të komunitetit çam në listën e Vlorës dhe dobësimin e pozitave të PDIU e PBDNJ në jug, Partia Socialiste forcon dhe më shumë pozitat e saj.

Drejtuesi i PS për Vlorën në 25 prill, Damian Gjiknuri dhe vetë kryeministri Edi Rama, kërkuan gjatë fushatës që vlonjatët të votonin për “bijën e tyre”, një kandidate të spikatur dhe vajzë e respektuar në qytetin bregdetar, Teuta Ramajn.

PS nuk arriti të siguronte mandatin e 9 që të nxirrte direkt vajzën çame deputete, edhe pse rikonfirmoi 8 mandate sa në zgjedhjet e 2017, por as vetë Teuta Ramaj nuk mori vota preferenciale mjaftueshëm për të thyer herësin.

Me dy zgjedhjeve të vështira, vajzës çame në Vlorë dhe doktorës së shkencave Ana Dhamo në Durrës, Rama duket se ka vendosur që të ketë në Kuvendin e ri të parën, duke pranuar vetë mandatin e qytetarëve durrsakë. /newsbomb.al/

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV