Media greke: Pas dy vrasjeve në Athinë është dora mafies shqiptare. Lufta s’ka mbaruar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas dy vrasjeve mafioze në Athinë të regjistruar në harkun kohor të më pak se një jave, autoritetet greke dyshojnë se qëndrojnë grupe mafioze shqiptare e greke dhe paralajmërojnë se vrasje të tjera të këtij lloji do të ketë në muajt në vazhdim.

Gazeta greke Protothema thotë se krime të ngjashme në të ardhmen pranohen në një raport të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, duke sjellë si arsye kryesore liberalizimin e masave anti-Covid.

Sipas kësaj gazete, masat relativisht të gjata shtrënguese çorientuan grupet mafioze që veprojnë kryesisht në zonën e Atikës dhe ato kanë prekur edhe financat e tyre, duke bërë që rivaliteti për kontroll territori të ashpërsohet.

Protothema thotë se të dyja vrasjet, ajo 34-vjeçarit Aristidh Papa dhe ajo e boksierit Tasos Berdesis kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe janë pasojë e përplasjeve personale me mafian shqiptare.

Media greke thotë gjithashtu se nga dëshmitë e mbledhura deri më tani policia greke është e bindur se ekzekutorët, të paktën në rastin e boksierit janë shqiptarë.

Boksieri Tasos Berdesi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga një grup prej të paktën tre personash të maskuar, që më pas janë larguar me një mjet taksi.


Të fundit

E rëndë në Etiopi/ Zbulohen trupat e pajetë të 119 personave, mes viktimave fëmijë

Zyrtarët në Etiopi kanë akuzuar luftëtarët Tigrayan për vrasjen e 119 civilëve në rajonin fqinj të Amhara. Ata thanë se...

Shqipëria triumfon ndaj San Marinos, kuqezinjtë shënojnë pesë gola

Kombëtarja shqiptare e kthen në festë ndaj San Marinos. Kuqezinjtë shënojnë pesë gola, duke regjistruar një nga triumfet më të thella. Ishte Manaj ai...

Zjarr në spitalin COVID në Tetovë, dyshohet për disa të vdekur

Spitali COVID për trajtimin e të sëmurve me koronavirus në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut është përfshirë nga flakët. Siç raportojnë mediat, dyshohet se ka ndodhur...

Aktorja e famshme martohet me të dashurin e zemrës, publikon fotot nga dasma

Lily Collins dhe Charlie McDowell janë zyrtarisht martuar! Aktorja e njohur u martua me të fejuarin e saj, gjatë fundjavës në Dunton, Colorado. “Unë kurrë...

E rëndë/ Vriten me njëri-tjetrin dy politikanët e LDK-së në Kosovë

Peja përsëri është tronditur kësaj radhe nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga...

Lajme të tjera

Web TV