Notoi për një orë, 7-vjeçari shpëton babanë dhe motrën e marrë nga rryma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 7 vjeçar nga Florida po quhet hero në SHBA për shkak se notoi për një orë deri sa kërkoi ndihmë për të atin dhe motrën të cilët i kishte marrë me vete rryma e fortë e ujit.

Steven Poust i tha filialit të CNN, WKXT, se e kishte ndaluar varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, për t`i lënë fëmijët e tij, djalin Chase 7 vjec dhe vajzën 4 vjecare Abigail, që të notonin.

Abigail po mbahej me duar në pjesën e pasme të varkës, por rrymat ishin aq të forta sa e tërhoqën vajzën, dhe ndonëse Chase i kapi dorën, nuk arriti ta mbante dot. I ati u hodh në ujë të ndihmonte të bijën e cila kishte veshur jelek shpëtimit, dhe i tha djalit të dilte me not në breg e të kërkonte ndihmë. 7 vjeçarit iu desh një orë për të mbërritur bregut.

Siç rrëfeu me pas, ne një pjesë të rrugës notoi në shpinë sepse u lodh. Sapo doli në tokë, vrapoi drejt shtëpisë më të afërt për të kërkuar ndihmë. I ati dhe e motra ishin larguar sakaq nga rrymat e forta gati 2 milje larg vendit ku ndodhej varka. Departamentit të Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville iu desh të kërkonte dhe ndihmën e agjensive të tjera për të zgjeruar kërkimin e për të gjetur dy të humburit, në të kundërt, rezultati sot mund të kishte qenë ndryshe thanë drejtues të tij.

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa theksoi se për këtë parti...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Lajme të tjera

Web TV