Pasi mori peng të dashurën, i riu vetëvritet “live” në Instagram pas ndjekjes nga policia (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar, influencer në rrjetet sociale, qëlloi veten me armë, ndërsa gjithçka u transmetua “live” në Instagram.

Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, u ndoq për orë të tëra nga policia në Kaliforni, pasi akuzohej se abuzoi me të dashurën, e cila ishte edhe nëna e djalit të tij.

Sipas policisë, 28-vjeçari, shumë i njohur në garat me makina, kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuan fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, tentoi ta përdhunonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një armë dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vriste.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMW X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë  e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me armë.

E dashura e tij u dërgua në spital me brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në kokë e trup, por jashtë rrezikut për jetën.


Të fundit

Rusia alarmon NATO-n! Putin nxjerr në stërvitje mbi 200 mijë ushtarë, i tregon muskujt botës (Foto)

Presidenti Vladimir Putin vëzhgoi nga afër stërvitjen e madhe ushtarake që Rusia është duke mbajtur së bashku me Bjellorusinë. Putin...

Mijëra doza Pfizer ‘zbarkojnë’ në Rinas/ Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

Kryeministri Edi Rama njofton se në vendin tonë sapo kanë mbërritur edhe 31 590 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Me këtë sasi të mbërritur...

Terror në Luginën Panjshir/ BBC raporton: Talebanët ekzekutuan 20 civilë

Ndonëse talebanët shpallën qeverinë e re dhe kontrollin e plotë në Afganistan, tensionet në luginën Panjshir kanë vijuar të jenë prezente. Dy ditë më...

Zbulohet urdhri i ri i Lulzim Bashës për Sali Berishën

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e përballjes frontale me ish-paraardhësin e tij në selinë blu. Basha...

Ngjarja që la ndeshjen ‘në hije’ / Tifozët i shpëtojnë jetën maces, stadiumi shpërthen në brohorima (Video)

Në stadiumin “Hard Rock” në Miami Gardens, Florida, gjatë ndeshjes midis ‘Uraganëve’ të Miamit dhe ‘Alpinistëve’ të Shtetit Appalachian, një ngjarje në tribuna u...

Lajme të tjera

Web TV