Ministeriali NATO 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s që u zhvillua virtualisht dje, pason një sërë aktivitetesh që po zhvillohen së fundmi, e që lidhen me një koncept të ri transformimi të Alencës Euroatlantike. Para disa kohësh u zhvillua dhe takimi i ministrave të mbrojtjes, ku u hodhën dhe piketat e strategjiesë së re të aleancës për t’iu përgjigjur sfidave të këtij shekulli, piketa që u prezantuan nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg. Vëmendja e Aleancës merr një vlerë të shtuar në zonën e jugut të saj, një zonë ku ndodhet dhe Shqipëria. Në kët aspekt, së pari marrin rëndësi marrëdhëniet e reja midis BE dhe NATO-s, sfidat e reja e të divesifikuara që të dy orgnizoatat duhet të përballojnë së bashku, pasi pikërisht në kufijtë e BE janë dhe vatra të nxehta. Nëse në vëmendjen kryesore mbeten raportet e NATO me Rusinë dhe Kinën, BE ndodhet pikërisht në brezin kufitar. Pikërisht për këtë arsye në takim morën pjesë dhe ministrat e jashtëm Suedisë dhe të Finlandës, që janë pjesë e BE por nuk janë anëtarë të NATO, por që gjithsesi janë të interesuara për masat strategjike në raport me Rusinë.

Një nga pikat e rëndësishme të takimit ishte dhe unifikimi dhe përcaktimi i objektivave në raport me Lindjen e Mesme. Kjo pikë është dhe më me interes për Shqipërinë që gjeografikisht ndodhet pranë kësaj zone dhe ku konfliktet atje kanë ndikuar dhe Ballkanin, si në çështje të refugjatëve ashtu dhe në çështje të sigurisë.  Pikërisht në këtë linjë, edhe Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, theksoi në ktë takim se “Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kolektive për dekadat që do të vijnë dhe mbështet konceptin e ri strategjik të nismës NATO 2030”.  “Krahu i Jugut” i Aleancës ishte një nga çështjet e rëndësishme të diskutuara që ka lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e vendeve të NATO- s dhe ku gjen hapësira të gjera manovrimi terrorizmi ndërkombëtar. Për këtë, sipas diskutimeve, nuk janë të nevojshme vetëm rritja e masave mbrojtëse që do të jetë një element i rëndësishëm, por dhe rritja e kapacitetit të stabilizimit në vendet në rrezik. Shqipëria është në këtë fashë dhe duket se jo vetëm do të luajë rolin e saj si vend anëtar në këto plane afatgjata, por dhe do mbështetet në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj.

Lexo edhe :  Ilnisa Agolli tregon se si e priti e bija lidhjen e saj me Meritonin

 

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV