Momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, vrasësit hapën xhamin dhe qëlluan me breshëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurohen pamjet nga ekzekutimi i Delon Troqes pak javë më parë në Vlorë para biznesit të tij në Vlorë.

Siç shihet nga pamjet një makine kalon me shpejtësi të ulët para servisit të tij dhe dikush qëllon me breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autorët u larguan me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti u dogj plotësisht ndërsa brenda tij u gjetën edhe 2 armë tip kallashnikov. Ngjarja është ende e pazabardhur dhe ende pa asnjë autor.

Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, u ekzekutua para derës së biznesit së mbrëmjen e 21 majit, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëllua mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të.

Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen ‘Pavarësia’, ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. /Shqiptarja.com/

Të fundit

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Lajme të tjera

Web TV