Si e njoh unë Anton Martinin dhe si ma prezanton në publik e seancë KPA-je, komisioneri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Prej më shumë se 1 viti e gjysëm, Anton Martini, prokurori energjik dhe i vendosur për të hetuar dhe çuar në burg anëtarët e bandave kriminale, i është nënshtruar shtrëngimit nga një “darë” e çuditshme që quhet “Vetting”. Them të çuditshme se në shumë raste vepron në mënyrë të çuditshme, ku shpesh herë kur nuk ka çfarë të kapë, fillon të bën hesapin e kafshatave dhe thërimeve të bukës që ka konsumuar familja. Lemeritëse kur e mendon, por tashmë kjo është fakt. Ashtu sikundër është fakt që procesi i vettingut në Shqipëri, drejtohet nga disa kunjuktura politike, interesa të huaja, të ndërthurura me oligarkë e krim të organizuar brenda. Pra është një lloj çorbe, që po hyre aty duhet ta japësh llogari tek disa njerës edhe për çmimin e çorapeve dhe brekëve që ke blerë.

Në një kohë që paradoksi është se këta njerëz që qëndrojnë në atë podium gjykimi janë të krimbur në pasuri në Tiranë dhe bregdet. Ashtu sikundër lemeritëse është fakti që anëtarët e KPA dhe KPK-së, na marin mjaft para nga buxheti jonë, për mburojën që i krijon, Garda e Republikës, me masa ekstreme sigurie. Ndërsa, prokurorë e gjyqtarë nuk mbrohen nga aksush. Pyetja shtrohet se kush i kërcënon anëtarët e Vettingut, prokurorët e gjyqtarët që ata i quajnë subjekte të rivlerësimit apo krimi, mafia dhe organizatat terroriste që “Vettingasit” as nuk kanë shans ti hetojnë dhe dënojnë? Përkundër kësaj, sot në 1 qnershor ishte seanca e rradhës në Komisionin e Pavarur të Apelimit, për prokurorin Anton Martini. Një komisioner Publik, që nuk e di se sa po i shërben publikut apo ndonjë interesi okult tjetër, më ka habitur nga vendosmëria për të shkarkuar këtë prokuror. Vërtitej e vërtitej, dhe sërisht dilte në një pikë,tek shtëpia e prokurorit. Si gazetar që mbuloj prej vitesh sistemin e drejtësisë, dua ti bëj një pyetje komisionerit Publik.

Pas dhënies së konkluzjoneve, ku kërkuat shkarkimin nga detyra të prokurorit Anton Martini, ju ku shkuat, në shtëpi apo poshtë urrës së Lanës? Nuk besoj se komisioneri që mbron interesin publik në procesin kundër Anton Martinit, te këtë shkuar dhe kaluar natën poshtë urrës së Lanës. Edhe ai e ka një shtëpi në Tiranë, madje mund të ketë dy dhe tre apo dhe ndonjë lokal, por nuk dua ti hyj kësaj pjese fare. Mua më shqetëson më shumë gjykimi i pisët dhe jo profesional që po bëhet me rastin e Anton Martinit. Ashtu sikundër ndodhi me prokurorin Bledar Maksuti që e shkarkuan për 1 shtëpi të trashëguar nga babai, ashtu sikundër ndodhi me prokurorin Adnand Kosova, ashtu sikundër ndodhi me prokurorin Arben Dollapi. Shpresoj që të mos ndodhë i njëjti skenar edhe me Anton Martinin, që prej 1 viti e gjysëm, i vërtiten ti gjenë cene në biografi, lidhje me bandat kriminale, të meta me hetimin e zagarit nga Zvicra dhe në fund kanë ngecur në një shtëpi. Si mundet të konceptohet që një prokuror karriere, që ka shërbyer për më shumë se 23 vite në sistemin e Drejtësisë, ku nga këto 17 vite punë janë, tek Prokuroria Kombëtare e Krimeve të Rënda, të mos ketë të drejtën të ketë një shtëpi. Një shtëpi, ku të fusë kokën dhe ku të strehojë familjen, për shkak të shantazheve dhe kërcënimeve që i vijnë nga të pandehur dhe familjarët e shokët e tyre të ndryshëm. A është e moralshme që një komision Vettingu apo një komisioner publik të gjykojë, për një shtëpi një prokuror karriere. Në bazë të ankimimit të Komisionerit Publik,  Martini duhet të justifikojë para Kolegjit të  Apelit, siç ka bërë në Komisonin e Vetingut, pagesën  e apartmentit 97 metra katror  që ka me të shoqen dhe dy fëmijët nga viti 2017. Në seancën dëgjimore kanë dalë informacione se Martini  ishte  martuar në shtëpi me qera dhe kishte lindur e rritur fëmijët  po në shtëpi me qera. Madje edhe teksa qëndronte në shtëpinë me qëra afër komisariatit Nr.2 në Tiranë, ka mbajtur peshën dhe presionin e dosjeve më të bujshme të Krimeve të Rënda. Si Bandën e Durrësit, Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut së bashku me Adnand Xholin, Bandën e Niklës, grupin e heroinës të Endrit Dokles, grupin e Gëzim Çelës së Fushë-Kuqes, Grupin e kokainës së Sokol Krasniqit, atë dosjen e famshme me Nr.339, grupin e Lazaratit. Aq shumë ditë qëndroi në Lazarat dhe sa orë punoi për të mbështetur procedurialisht hetimet dhe vënë para drejtësisë Gatet me shokë, sa teksa po shkruaj këtë shkrim mu kujtua ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Artan Didi, që doli në media dhe tha “…ne këtu po luftojmë me një fshat të tërë me automatik dhe me letra. Por një prokuror i vetëm nuk ka çfarë të bëjë, nuk i përgjigjet dot shpejt dhe me dinamizëm, fluksit të punës tonë në terren…”. Ishte kjo deklaratë e Didit, që detyroi Prokurorin e Krimeve të Rënda të kohës, që të dërgonte një grup prej 5 prokurorësh në mënyrë që të përballonin fluksin e madh të veprimeve hetimore gjatë operacionit policor në fshatin Lazarat. Ndërsa ky prokuror i vetëm që përmendi Artan Didi,ishte Anton Martini, i cili para ngritjes së grupit të prokurorëve, qëndroi i vetëm skërkave, oborreve të shtëpive dhe përrenjëve të Lazaratit, për të bërë detyrën. Ashtu sikundër ka pasur presionin dhe kërcënimet në sallën e gjyqit me të pandehur Arben Frrokun. Kam qënë i pranishëm në sallën e gjyqit, kur një person i afërt i Arben Frrokut, pas leximit të pretencës së Martinit që kërkoi burgim të përjetshëm ndaj Frrokut, për vrasjen e Dritan Lamaj, u ngrit në këmbë dhe ju drejtua “…ke dy djem tek shtëpia, po futesh në gjak me ne…”. Po për çfarë interesi e bëri detyrën, Anton Martini, dhe për cilin interes e mori këtë kërcënim, për jetën në atë kohë? Kush e mbron më shumë interesin publik në këtë rast, Anton Martini, që kërkon dënim maksimal për një vrasës, apo Komisioneri Publik, që kërkon dënimin me “pushkatim” të Anton Martinin. Dhe më e çuditshmja është se dënimi me “pushkatim” kërkohet ndaj këtij prokurori, se ka një shtëpi 97 metra katror të përfituar nga dy kredi të ndryshme. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe është pranuar dhe nga anëtarët e kolegjit, që kanë në shqyrtim çështjen. Por sërisht e habitshme është fakti se Komisioneri Publik nuk pajtohet me këtë fakt. Ai këmbëngul që Anton Martini, nuk meriton të ketë asnjë shtëpi, se dhe atë që ka nuk e justifikon dot, ndaj duhet të shkarkohet. Nuk e di se kush po e shtyn këtë Komisioner dhe ky i fundit po e çon yzmetin e punës deri në fund. Dikush po kërkon me çdo kusht qimen në pjatën e gjellës, për një prej prokurorëve më korrektë e më të ndershëm të vendit, me  rekorde të njohura në përballjen me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore të vazhduar për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, me zero konktakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës. Si mund të ketë një Shqipëri dhe në çdo vend të botës, një prokuror me mbi 23 vite punë dhe me gruan mësuese, që s’ka të drejtën të ketë qoftë dhe një apartament 97 metra katror për vetë dhe familjen. Edhe këtë apartament ta ketë sigurua me 85 për qind të të ardhurave nga dy kredi bankare të ndryshme. Nëse kjo për shoqërinë dhe interesin publik është diçka e paligjshme dhe që ne si shoqëri duhet ta shohim prokurorin dhe gjyqtarin me pantallona doku apo teritali dhe me një banesë, tek kategoria e personave të pastrehë, atëherë turp për shtetin, turp për ekonominë, turp për demokracinë e Shqipërisë, turp për këdo që e heton dhe gjykon me psikologjinë e numërimit të thërimeve të bukës. A është në gjëndje ndonjë nga këta anëtarët e KPK apo KPA-së të përcaktojë nivelin e besimit të publikut për shërbimet që Martini, i ka bërë shtetit dhe publikut në tërësi? A kanë ata një ekspertizë, ku e bazojnë nivelin e cënimit të besimit nga prokurori Martini. Jam i sigurt se nësë do ishte gjallë i ndjeri Xhevat Hana, që gjithë jetën shërbeu me devotshmëri në prokurori dhe që në banesën e tij të fundit, shkoi me lekët e kontribuara nga shokët e tij prokurorë e gjyqtarë, ky vetting do e shkarkonte jo për pasuri e katandi Xhevatin e shkretë, por për “cënimin e besimit të publikut”.


Të fundit


Videot në Tik Tok/ KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite kerkesën e ILD për kryegjyqtaren në detyre të Gjykatës së Elbasanit

KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Relator i çështjes është...

Trondit gazetarja e njohur, zbulon si u zhduk ekonomisti në Tiranë: U gjet i vdekur në pozicion lutjeje!

Gazetarja Anila Hoxha tregoi sot detaje mbi rastin e vdekjes së një 32-vjeçari në rrethana misterioze, për të cilin tha se është duke e...

SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së në Gjirokastër

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur dosjen e hetimit dhe e ka dërguar në gjyq ish kryetaren e...

Mungon vetëm firma/ Messi bindet nga Barcelona, argjentinasi do të rinovojë kontratën

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe duhet vetëm të firmosë kontratën me një marrëveshje të re dy-vjeçare në Camp Nou. E ardhmja e argjentinasit ishte...

Lajme të tjera

Web TV