Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur Pirro Mani

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur, Pirro Mani.

Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij. Pirro Mani është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani.

Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

 


Të fundit

Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur Pirro Mani

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur, Pirro Mani. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e...

Zhdukja misterioze e shefit të drogës, dalin pamjet e reja: Ka gjurmë të caktuara që mund të jetë gjallë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të shefit të Antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf...

Zyrtare: Inter prezanton trajnerin e ri, Simone Inzaghi firmos për dy vite me zikaltrit

Simone Inzaghi është trajneri i ri i Interit. Kjo u njoftua nga klubi zikaltër, i cili zgjodhi ish-trajnerin e Lazio për të zëvendësuar Antonio...

Jonida Vokshi rrëfen lindjen e së bijës me lot në sy: I ishte lidhur kordoni, nuk dija nëse do ia dilja

Moderatorja Jonida Vokshi ka rrëfyer me lot në sy, mometin e vështirë gjatë lindjes së vajzës së saj. E ftuar në emisionin “E Ardhmja është...

“Mos u afro se do qëlloj”/ Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria jep pretencën për policin Nevaldo Hajdaraj

Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykimk të shkurtuar mbeten 13 vite...

Lajme të tjera

Web TV