Jonida Vokshi rrëfen lindjen e së bijës me lot në sy: I ishte lidhur kordoni, nuk dija nëse do ia dilja

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Moderatorja Jonida Vokshi ka rrëfyer me lot në sy, mometin e vështirë gjatë lindjes së vajzës së saj.

E ftuar në emisionin “E Ardhmja është vajzë” ajo u pushtua nga emiocionet  kur tregonte për ardhjen e foshnjës së saj në jetë.

 “Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar, dëgjoj që doktoresha ime tha se Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte, sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde. Në kokën time nonstop qarkullonte vetëm ideja ‘a do të mundem’. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote të jetë e parëndësishme”, -tha aktorja mes lotësh. “Por ia dola! Dhe kur e kam dëgjuar të qajë, aty thashë që çfarëdolloj momenti që të vijë në jetën time… të paktën ajo që kemi ne në dorë është të bëjmë maksimumin. Të tjerat janë të shkruara. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani, jam njeriu më i lumtur në botë.”

 Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër një vit më parë, kur mirëpritën në këtë botë vajzën e tyre, Emin. Jonida e quajti Emin suksesin më të madh të jetës së saj. Ajo shtoi se dëshiron ta zgjerojë familjen në të ardhmen, por Emi ka për të mbetur gjithmonë dashuria e parë, sepse ia fali e para ndjesinë si nënë.


Të fundit

Zyrtare: Inter prezanton trajnerin e ri, Simone Inzaghi firmos për dy vite me zikaltrit

Simone Inzaghi është trajneri i ri i Interit. Kjo u njoftua nga klubi zikaltër, i cili zgjodhi ish-trajnerin e...

Jonida Vokshi rrëfen lindjen e së bijës me lot në sy: I ishte lidhur kordoni, nuk dija nëse do ia dilja

Moderatorja Jonida Vokshi ka rrëfyer me lot në sy, mometin e vështirë gjatë lindjes së vajzës së saj. E ftuar në emisionin “E Ardhmja është...

“Mos u afro se do qëlloj”/ Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria jep pretencën për policin Nevaldo Hajdaraj

Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykimk të shkurtuar mbeten 13 vite...

Skifterët e Lulzim Bashës

Ermal Mulosmani

Ricky Martin flet për bashkëshortin e tij: E quaj Shakira

Këngëtari i njohur Ricky Martin ka thënë në një intervistë për “people’ se deklarata e tij publike për orientimin e tij seksual e bëri...

Lajme të tjera

Web TV