Veliaj dhe ambasadori Del Monaco ftesë të rinjve: Bëhuni pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Brezi i tretë i Grupit Këshillimor Rinor YAG, një strukturë me bazë vullnetare që sjell pikëpamjen rinore në veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së që prej vitit 2018, u takua në ambientet e Bashkisë së Tiranës me kryetarin Erion Veliaj dhe ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Gjatë takimit, ku u diskutua mbi rolin e rëndësishëm që të rinjtë duhet të luajnë në shoqëri, kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori Del Monaco e nxitën grupin e të rinjve të vijonin në rrugën e aktivizmit, por edhe të bëhen pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

Kryetari i Bashkisë Veliaj, tha se Tirana do jetë qyteti i parë në Europë që do mirëpresë Kryeqytetin Europian të Rinisë në periudhën post Covid. “Do të doja t’ju inkurajoja që të mendoni për vitin tjetër si një mundësi fenomenale, pasi Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Ne luftuam shumë për ta merituar këtë mundësi dhe ishte shumë kompetitive, me qytete që janë më të pasura, me qytete që janë aktualisht pjesë e Bashkimit Europian, me qytete që kanë lidhje më të mira dhe që kanë influencë lobimi më të mëdha se tonat, por ne fituam. Jemi qyteti i parë në Europë që do mirëpresim Kryeqytetin Europian të Rinisë në periudhën post Covid, ndaj le të planifikojmë tani,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, u shpreh se ka mjaft projekte konkrete të cilat pritet të ndërmerren deri në fund të vitit të ardhshëm. “Ne kemi në mendje një numër projektesh konkrete që përbëjnë pjesën më të madhe të dritares së jashtëzakonshme që Tirana do të na ofrojë në vitin 2022. Me ndihmën tuaj, dua që ju të jeni në bord kur Tirana të jetë Kryeqytetit Europian i Rinisë 2022. Një numër iniciativash konkrete do të ndërmerren deri në fund të vitit 2022,” tha Del Monaco.

Lexo edhe :  Çelet Panairi “Work and Study” në Tiranë (Video)

Në fund kryebashkiaku Veliaj së bashku me ambasadorin Vincenzo Del Monaco shpërndanë edhe disa çmime për brezin e ri të YAG-ut!

 


Të fundit

Veliaj dhe ambasadori Del Monaco ftesë të rinjve: Bëhuni pjesë e veprimtarive të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022

Brezi i tretë i Grupit Këshillimor Rinor YAG, një strukturë me bazë vullnetare që sjell pikëpamjen rinore në veprimtaritë...

Burg pa afat për tre të arrestuarit që u kapën me tritol, armë e granata në Durrës

Gjykata e Durrësit vendosi masën burg pa afat për Barim Flora, Ardjan Gjoka, dhe Jemin Flora lidhur me akuzën e trafikut të armëve municione...

Kryeminstri Rama takim 2 ditor me palën turke për diskutime/ Çështje të rëndësishme turizmi, farmaceutika dhe energjia

Kryeministri Edi Rama, prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dy-ditore në Ankara. Burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama është i shoqëruar nga...

Videot në TikTok të Enkeleda Kapedanit/Balla: Politika s’ka më punë me emërimet në drejtësi

Videot në TikTok të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani kanë krijuar debate në Kuvend.  Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka...

Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur Pirro Mani

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur, Pirro Mani. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte...

Lajme të tjera

Web TV