Përplasja mes shqiptarëve në Gjermani, identifikohet autori që ekzekutoi 30-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Hannover të Gjermanisë, ku ka pasur një përplasje me armë mes dy shqiptarëve nga Kosova.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin Neziri, 30-vjeç, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqezimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”.

Dyshohet se autor i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Mediat e huaja mendojnë se në konflikt mund të jenë përfshirë më shumë se sa dy personat në fjalë, megjithatë hetimet vazhdojmë.

Sipas dëshmitarëve okularë, drejtuesi i “Mercedes Benz-it”, Rinor Z, pas përplasjes është larguar në këmbë, ndërsa ka arritur t’i shpëtojë forcave të policisë.
“Autori i dyshuar i vaisjes është larguar, jemi ende në kërkim të tij”, tha Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të Premten.

Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinori ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen.

Sakaq, Armin Neziri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë gjermane.

Emri i tij është lakuar më 22 mars të 2017-ës, për një përplasje me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz, ku mbeti i vdekur një person.

Për këtë vrasje, si autor u dyshua pikërisht Neziri, i cili mbeti i vdekur ditën e sotme. Para kësaj, Neziri ishte plagosur nga disa goditje me thikë.

Të fundit

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Lajme të tjera

Web TV