Politika nuk bëhet me ditirambe emocionale

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Turi i takimeve të kryetarit të PD duket se ka ndërruar destinacion. Siç edhe e pohon në aktivitetet e zhvilluara në Kavajë e më gjerë, ai po synon të bindë aleatët dhe demokratët se zgjedhjet e 25 prillit ishin një manipulim zgjedhor. Është thënë e zeza mbi të bardhën. “Ne do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin”, u shpreh Basha në Kavajë. E thënë ndryshe askush nuk e beson se PD paska arritur maxhorancë votash e që ia kanë rrëmbyer. Porse Basha ka ende të forcë të bindë veten se është kështu, dhe madje qëllimi i tij për të qenë kryetar i PD, qenka pikërisht fakti se do të mund të bindë si aleatët ashtu edhe votuesin e djathtë se ai nuk është humbës. Goxha mision pra për mandatin e tretë të Bashës, pra të ketë në dispozicion një mandat të tërë për tu mbushur mendjen se PD nuk ka humbur.

Në këtë drejtim nuk mungojnë dhe idetë për platforma të reja, për krijime frontesh të gjerë së bashku me partitë e vogla e fantazi të kësaj natyre që duket se vijnë nga gjumi i drekës. Por askush nuk po e pyet Bashën në takimet minore që po zhvillon nëpër qytete të vendit, se çfarë provash ka mbledhur në këtë tur mbi manipulimet zgjedhore e që demaskojnë maxhorancën. Ky ishte premtimi i tij pasi u bë e qartë humbja e thellë në zgjedhje ndërsa po i kërkohej dorëheqja nga demokratët. Është e kuptueshme që Basha është në hall nga trysnia që i vjen nga poshtë për të dorëzuar detyrën. E kuptueshme deri diku është dhe retorika që për hir të marrjes së mandatit të tretë të bëj sikur humbja i erdhi nga pesha e pushtetit, por gjithësesi ka një kufi. Pasi duhet të ketë një moment që të tregohesh lider e të përballesh me realitetin, të bësh një analizë të çfarë ka ndodhur jo vetëm gjatë zgjedhjeve por gjatë një mandati të tërë, e jo të qahesh pa fund se dështimi ka ardhur se kundërshtari bën me hile. Ditirambet emocionale kanë pak vlerë aq më tepër në Kavajë, pasi me këtë fantazi të shfrenuar duket se u shet llogje Kavaje.


Të fundit


Vizita në Turqi/ Gati nisma për fabrikë vaksinash në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama dhe tre ministra të kabinetit prej dy ditësh po zhvillojnë takime në Turqi, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri...

Ndodhet në vizitë dy ditore në Turqi/ Mesazhi i kryeministrit Rama: Ndershmëria në politikë është… (Foto)

Ndërsa ndodhet në një vizitë dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh politik në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës deri ne pasdite e kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit. Era do të fryjë...

Lajme të tjera

Web TV