Videot e Enkeleda Kapedani në TikTok/ KLGJ shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e kryegjyqtares

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ishte vetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili ka urdhëruar që të nisen hetimet disiplinore kundrejt kryetares së Gjykatës, Kapedani.
Ky vendim erdhi bazuar te videot që ka postuar kryetarja në median sociale, TikTok. Aty, magjistratja shfaqej duke treguar veshjet e saj dhe ambientin e punës.

Kapedani ka mohuar të ketë llogari në TikTok dhe se videot i janë shpërndarë qëllimisht nga dikush tjetër, për t’i denigruar figurën.
Enkeleda Kapedani nuk është emër i papërmendur në media pasi, në dhjetor të 2019, ajo u bë qendra e diskutimeve kur u lirua nga burgu, Viktor Ymeri, një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka uruar marrjen e masave të duhura dhe hetim të thelluar të gjendjes pasurore të Kapedanit. /MCN.Tv/


Të fundit

Videot e Enkeleda Kapedani në TikTok/ KLGJ shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e kryegjyqtares

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë...

Nga 9 qershori mund të udhëtoni drejt Francës, ja kushtet që duhet të plotësoni

Qytetarët e bllokut europian të cilët janë vaksinuar, do të mund të udhëtojnë nga 9 qershori drejt Francës pa qenë e nevojshme të paraqesin...

Balla viziton manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Shijon: Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, ku përcolli mesazhe për nevojën...

Enca “tradhtohet” nga çarçafi , zbulohet me shumë seç duhet

Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të përfolur e të pëlqyer te fansave në Shqipëri. Ajo, nuk pëlqehet vetëm për këngët që shpejt kthehen...

Fitoi mandatin e tretë/ Sekretari Blinken uron Kryeministrin Rama: Zgjedhjet treguan gatishmërinë për të hapur negociatat

Pas fitores së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit, Kryeministrit Rama i ka ardhur një mesazh urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit...

Lajme të tjera

Web TV