Vizita në Turqi/ Gati nisma për fabrikë vaksinash në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe tre ministra të kabinetit prej dy ditësh po zhvillojnë takime në Turqi, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri zhvilloi bisedime edhe me sipërmarrësin e  vaksinave Canturk Alagoz për të hapur fabrikën për prodhimin e vaksinës kineze por edhe për prodhim produktesh speciale farmaceutike në vendin tonë.

Nga Fernada Cenko

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndodhet në Turqi në kuadër të një vizite dy ditore, së bashku me disa ministra të tjerë. Turqia ka qenë suporti më i madh për të siguruar vaksinën kineze për shqiptarët, ndaj Rama në këtë vizitë zyrtaare ka marrë takim edhe me  sipërmarrësin e vaksinave Canturk Alagoz. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Rama nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjete sociale. Mbi foton e publikuar, kryeministri falenderon sipërmarrësin e njohur për vaksinat e dhuruara për vendin, si dhe shtoi, se u diskutua për hapjen e një filiali fabrike të vaksinave Sinovac në Shqipëri. “I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim ”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Fabrika e vaksinave në Shqipëri

Në muajin mars, kryeministri Edi Rama ka qënë në Turqi ku solli edhe  192 mijë vaksina kineze dhe firmosi marrëveshjen për 1.2 milionë doza në total. Pas kësaj vizite kryeministri theksoi se kanë nisur bisedimet për hapjen në Shqipëri të fabrikës së prodhimit të vaksinave kineze. “Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e një teknologjie të lartë, e cila aktualisht është një nga kompanitë më të mëdha në botë, kompania farmaceutike që bën edhe distribucionin e vaksinës Sinovac. Kjo fabrikë prodhuese, e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, e cila do të jetë një pikë referimi për prodhime të cilësinë më të lartë”, u shpreh Rama nga Rinasi më 25 mars 2021. Kreu i qeverisë tha se fabrika prodhon edhe produkte të tjera që nuk kanë lidhje me koronavirusin, ndërsa shtoi se Shqipëria do të ketë mundësi për eksport dhe për të mbuluar nevojat e tregut vendas. “Fabrika në fjalë nuk është një fabrikë që është ndërtuar sot, ka një traditë shumë vjeçare. Në mos gabohem është themeluar qysh në vitin 1700 e ca. Flasim për prodhim produktesh speciale farmaceutike, ku hyjnë vaksinat e gripit, hepatitit, dhe të tjera produkte. Mos mendoni se historia do të mbyllet kaq kollaj, sepse sipas gjasave vaksina anti-Covid do bëhet rregullisht si një vaksinë gripi. Nuk besoj se tani do filloni të ankoheni pse na duhet fabrika, sepse nuk do ta paguani ju, pra nuk do t’ju rëndojë në buxhetet tuaja”, tha Rama nga aeroporti i Rinasit. Sipas kryeministrit, prodhimet e kësaj fabrike janë të rralla, mund të eksportohen, plotësojnë edhe nevojat e tregut vendas. “Në këtë proces fiton Shqipëria. Nga ana tjetër ne kemi 2.2 milionë e 640 mijë vaksina, por këto nuk mjaftojnë për të mbyllur të gjithë procesin. Ne na dihen edhe me 1.8 milionë të tjera për të realizuar dy dozat për ata që duhen vaksinuar teorikisht. Vaksina nuk është me detyrim. Sipas gjasave vaksina anti-Covid do të jetë si vaksinat e tjera anti-gripale”, tha Rama.

Lexo edhe :  Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Investimet në Shqipëri nga Turqia

Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale ka treguar se ka marrë disa premtime për investime madhore të qeverisë turke në Shqipëri. Ai shkruan se ka biseduar me ministrat turq për ndërtimin e fabrikës që do të prodhojë 7 lloje të vaksinave, si pjesë e një qendre të prodhimit farmaceutik. Gjithashtu në periferi të kryeqytetit do të ndërtohet Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi. Një pikë tjetër për të cilën u diskutua është edhe pajisja e Shqiëprisë me sistemin e kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet dhe rendin publik. “Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave si pjesë e një qendre të prodhimit farmaceutik; Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë; Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma; Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare”, shkruan Rama në rrjetet sociale, pas takimeve në Ankara.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV